Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/uje-e1598044480988.jpg

Pini ujë për të humbur peshë



A mund të humbisni në peshë vetëm duke konsumuar ujë?

Ekspertët thonë po, por bashkangjitur duhet të keni edhe një stil jetesë të shëndetshëm që e promovon këtë.

Kjo konsiston në 6-8 orë gjumë, ushqim i shëndetëshëm dhe aktivitet i përditëshëm fizik.

Uji në këtë pikë ju ndihmon të largoni toksinat nga trupi dhe të ndiheni më të lehtë.

Këshilla e famshme se duhen pirë të paktën 8 gota ujë në ditë është e vërtetë, por edhe ky regjim varet nga personi.

Shpesh sasia e ujit që duhet të konsumoni varet shumë nga jeta që bëni.

Rregulli që duhet të ndiqni
Sipas një studimi të CDC, rreth 43% e të rriturve në të gjithë botën nuk konusmojnë mjaftueshëm ujë gjatë një dite, ndërsa 7% nuk konsumojnë aspak ujë.

Rregulli i artë i 8 gotave ujë në ditë vlen për të gjithë njerëzisht mesatarsisht, por gjithnjë dëgjoni trupin tuaj.

Nëse ndiheni ende të etur pas konsumimit të 8 gotave mundohuni të mos i konsumoni të gjithë menjëherë.

Kur ndiheni të mbushur e të fryrë me ujë mos e tejkaloni masën edhe nëse nuk i keni arritur litrat e duhura për atë ditë.

Në të kundërt ka rrezik që të përballeni me sëmundje si hyponatremia apo intoksikimi nga uji kur niveli i kriprave në trup është shumë i lartë.

Kjo mund të shkaktojë fryrje të trurit e një sërë problemesh të tjera, ndaj mos e sforconi veten.

Për personat që stërviten
Nëse keni një ditë shumë aktive që përfshin shumë aktivitet fizik, uji është aleati juaj më i mirë.

Me siguri do ju duhet të konsumoni më shumë se 8 gota ujë në ditë.

Ekspertët rekomandojnë që 400-500 ml t’i konsumoni menjëherë pas një stërvitje intensive për të hidratuar organizmin.

Nëse jeni mbipeshë
Për njerëzit mbipeshë nevojat për marrjen e sasisë së ujit janë më të mëdha se tek të tjerët.

Përshembull nëse peshoni 81 kg duhet të konsumoni më shumë se 2 litra ujë në ditë pasi ndihmon në hidratimin e trupit dhe uljen e peshës trupore.

Këshilla përgjithshme e ekspertëve është që të konsumoni përafërsisht 8 gota ujë ose më shumë nëse kërkoni të dobësoheni.

Të fundit

Lëngu i frutave po aq i pashëndetshëm sa pijet me sheqer?

Shumë organizata shëndetësore kanë lëshuar deklarata zyrtare duke inkurajuar njerëzit të zvogëlojnë marrjen e pijeve me sheqer dhe disa vende kanë arritur deri në zbatimin e një takse për

Vitamina që mbron zemrën

Infarkti i miokardit është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën dhe studiuesit po kërkojnë mundësi të reja trajtimi për të riparuar një miokard të dëmtuar. Fatkeq

Çaji i zi është një “thesar” i vërtetë

Në ditët e sotme, çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve. Megjithatë, ky çaj nuk është vlerësuar vetëm për shijen e mirë, por gjithashtu dhe për përfitimet e shu

5 ushqimet kryesore që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpinë tuaj

Faktorët që ndikojnë në mirëqënien e popullatës janë të ndryshëm, përfshirë këtu aktiviteti fizik apo menaxhimi i stresit, megjithatë faktori kryesor mbetet mënyra se si ushqeheni dhe

Ushqimet që ju ndihmojnë kur keni probleme me lukthin

Bademat Bademet janë shumë të mirë e sidomos për tretje për shkak të sasisë së lartë të vajit që ka e neutralizon acidin në lukth. Hani një grusht badem dhe pas gjysmë ore s’do keni m

Çfarë pëson organizmi juaj nëse hani shpejtë?

Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale, shkruan “AgroWeb”. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Jap

Info Tjera