Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/ushqimi.jpg

Produkti që ngadalëson plakjen e trurit



Fibra është një element kyç i një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Ushqimet më të pasura me fibër janë brokoli, arrorët, tërshëra, fasule, bizelet, avokado dardhat dhe buka me drithë të plotë.

Sipas studimeve, ngrënia e këtyre ushqimeve vonon plakjen e trurit sepse nxit prodhimin e acideve yndyrore që luftojnë inflamacionin.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Frontiers in Immunology, fibra është e domosdoshme jo vetëm për shëndetin e trurit por të gjithë organizmit.

Fibra Kundër Inflamacionit
Sipas studimit, me kalimin e moshës disa prej qelizave më të rëndësishme imunitare në tru bëhen tepër aktive dhe preken nga inflamacioni.

Ky i fundit është një nga shkaktarët kryesorë të humbjes së kujtesës dhe rënies së aftësive mendore.

Ekspertët thonë se fibra lufton inflamacionin në tru dhe në stomak, të cilat kanë një lidhje të fortë me njëri tjetrin.

Fibra Është E Mirë Për Trurin
Fibra, sipas ekspertëve, lufton inflamacionin në qelizat e lartpërmendura të trurit.

Ushqimet e pasura me fibër, e pasurojnë florën bakteriale në stomak, vendi ku nisin shumë prej sëmundjeve dhe më pas shpërndahen nëpër organe.

Fermentimi i fibrës në stomak, çliron acidet yndyrore, të cilat kanë ndikim të menjëhershëm në tru duke përmirësuar kujtesën dhe eliminuar inflamacionin.

Sipas të dhënave, njerëzit konsumojnë 40 përqind më pak fibër se sa duhet.

Kjo sjell pasoja negative jo vetëm në shëndetin e trurit dhe të stomakut por edhe të gjithë organizmit.

Sa Fibër Ju Nevojitet Në Ditë
Fibra është një karbohidrat që gjendet tek ushqimet me bazë bimore.

Ajo nuk tretet dhe as përthithet por rrugëton nëpër zorrë duke e pastruar atë.

Sipas të dhënave, burrat kanë nevojë për të paktën 34 gramë fibër në ditë. Gratë nga ana tjetër kanë nevojë për të paktën 28 gramë fibër në ditë, në varësi të moshës.

Adoleshentët nga mosha 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 25 deri në 30 gramë fibër në ditë.

Të miturit nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 22 deri në 25 gramë fibër në ditë.

Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 16.8 deri në 19.6 gramë fibër në ditë.

Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 14 gramë fibër në ditë.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera