Pse aroma natyrale e trupit tonë, ndryshon me kalimin e viteve
Një eksperiment tregon se ne jemi në gjendje të identifikojmë moshën e njerëzve vetëm nga aroma e tyre.
Ka një sërë arsyesh që bëjnë që, me kalimin e viteve, aroma natyrale e trupit tonë të ndryshojë.
Të jetosh me disa sëmundje – Ndërsa plakemi, ka më shumë të ngjarë të kemi probleme shëndetësore.
Disa sëmundje, si për shembull, diabeti apo sëmundjet e mëlçisë, mund të ndikojnë në ndryshimin e aromës së trupit tonë.
Lëkura plaket – Lëkura jonë bën më shumë acide yndyrore sa më shumë që kalojnë vitet dhe efekti ndonjëherë njihet dhe si “aroma e të moshuarve”.
Kur këto acide yndyrore takojnë ajrin, ato rrisin një kimikat të njohur për erën e tij tipike.
Pra, “aroma e të moshuarve” ekziston sepse era e lëkurës sonë ndryshon vërtet.
Ndryshimi i dietës ushqimore – Ushqimet si peshku, erëzat apo mishi i kuq, mund të ndikojnë në aromën e trurit tonë.
Thënë thjesht: pasi ushqimi ynë tretet në trupat tanë, ne lëshojmë kimikatet përmes djersës, era e së cilës, ndonjëherë mund të jetë shumë e fortë.
Sasia e ujit që marrim në një ditë – Sa më shumë të dehidratohemi, aq më pak e këndshme do të jetë aroma jonë natyrale.
Një gojë e thatë është vendi i përsosur për rritjen e baktereve, pasi nuk lahet nga pështyma ose uji.
Hormonet tona janë në ndryshim – Hormonet e trupit ndryshojnë shpesh.
Te gratë, veçanërisht gjatë menstruacioneve dhe menopauzës.
Ndryshime të tjera hormonale si puberteti dhe stresi i lartë gjithashtu mund të ndryshojnë aromën tonë të trupit, përgjatë gjithë jetës.
Marrja e ilaçeve të caktuara – Disa suplemente dhe ilaçe, si për shembull, ato kundër depresionit, mund të ndryshojnë aromën e trupit.
Kjo për shkak se disa prej tyre, na bëjnë të djersitemi më shumë.
Djersa përzihet me bakteret tona të lëkurës, duke krijuar një aromë më të fortë.
Higjiena e përgjithshme e dhëmbëve – Pështyma është mbrojtja jonë natyrore kundër erës së keqe të gojës, dhe sa më shumë plakemi, aq më pak pështymë prodhon goja.
Mbajtja e protezave, për shembull, rrit shanset tona për të futur baktere të këqija në gojë, edhe nëse ato pastrohen rregullisht.
Sëmundja e mishit të dhëmbëve – Është më e zakonshme tek të moshuarit.
Kjo iu jep atyre një erë të keqe të gojës, e cila ndikon më pas në aromën e përgjithshme të trupit.