Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/vitamin-c.jpg

Pse lëkura jote ka nevojë patjetër për vitaminën C



Vitamina C ka shumë efekte pozitive në shëndetin tonë, por për lëkurën, ajo bënë mrekullira.

Studimet konfirmojnë se në vetëm tre muaj aplikimi të rregullt të kësaj vitamine, lëkura është plot jetë, me një teksturë të mrekullueshme, pa njolla, pa skuqje dhe paraqitje rinore.

Hidratimi
Lëkura ka përgjithësisht shumë etje dhe domosdoshmërish vëmendje, transmeton lajmi.net.

Ajo përbëhet nga 64% ujë dhe ka nevojë të hidratohet.

Për këtë ju shërben vitamina C e cila e hidraton lëkurën dhe pengon tharjen apo yndyrosjen e tepërt të saj.

Elasticiteti
Vitamina C si serum nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Kjo proteinë është përgjegjëse për lëkurën e mbledhur, elastike dhe të shëndetshme.

Duke qenë se trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, kjo vitaminë është e domosdoshme për të ngadalësuar plakjen.

Inflamacioni Dhe hiperpigmentimi
Nëse lëkura juaj ka tendencën të skuqet, të irritohet dhe të mbushet me puçra, gjasat janë që keni të bëni me inflamacion, infeksion apo reagim imunitar.

Cilido qoftë shkaku, vitamina C, zbeh dhe zbut simptomat e inflamacionit në lëkurë.

Hiperpigmentimi nga ana tjetër ndodh kur trupi prodhon shumë melaninë dhe pëson luhatje në njëtrajtshmërinë e ngjyrës. Vitamina C mundëson që lëkura të ketë një ton të njëtrajtshëm.

Si ta përdorni serumin e vitaminës C
Në formën e serumit, vitamina C përthithet shumë mirë nga lëkura.

Serumi duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të mëngjesit sepse do ju mbrojë nga radikalet e lira gjatë ditës.

Fytyra duhet larë mirë në mëngjes, më pas duhet të aplikoni tonikun dhe më pas serumin me vitaminë C.

Pas aplikimit të serumit, duhet të vendosni kremin ushqyes në fytyrë dhe në fund kremin kundër diellit.

Të fundit

Dy mënyra për të vërejtur nëse po përjetoni COVID-19 apo ftohje

Gjatë kohës më të ftohtë të vitit, kur ftohjet dhe gripi vazhdojnë, ne priremi të shmangim takimin me miq dhe familje. Për fat të mirë, është e lehtë të thuash nëse ke të bësh vetëm

Disa nga pijet që do ju ndihmojnë të flini të qetë gjatë natës

Ekzistojnë disa pije që ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë gjatë natës. Dy janë rregullat të cilat duhet të zbatohen me patjetër: Ndaloni të hani dhe pini të paktën dy orë para gjumi

Dëshironi të humbni në peshë: Hani mollë

Me siguri e dini se pemët dhe perimet mund t’ju ndihmojnë të humbni në peshë. Një nga pemët më të mira për ta konsumuar janë mollët, madje ekziston një thënie: “Një mollë n

8 ushqimet që ju mbrojnë nga diabeti

Niveli i lartë i sheqerit në gjak, jo vetëm se dërgon te diabeti, por sigurisht se shkatërron veshkat, pankreasin dhe mëlçinë. Në vijim ju paraqesim tetë nga artikujt ushqimorë, që paranda

Benefitet e Vitaminës D në trurin e njeriut

Një studimi kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sugjeron se mirëmbajtja e niveleve të Vitaminës D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë. I njëjti rekomandim vjen edhe nga

​Kështu mund ta parandaloni infektimin nga pneumonia

Forcimi i trupit me burime natyrore të acideve yndyrore omega-3 mundëson parandalimin e pneumonisë për shkak të infeksionit të virusit. Rritja e imunitetit është çelësi për të luftuar viru

Info Tjera