Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/auto_im-171243-600x3601598713659-1.jpg

Pse meshkujt e kalojnë me më shumë vështirësi se femrat, Covid-in



Meshkujt e kalojnë më me vështirësi Covid-19 se sa pacientet femra.Ky është studimi më i fundit, i cili zbulon dhe arsyet se pse ndodh ky fenomen. Tek pacientet femra, edhe në moshë madhore, niveli i citokinave imflamatore nuk prek punën dhe funksionin e limfociteve T.

E kundërta ndodh tek burrat, tek të cilër niveli i lartë i citokinave prek prek monocitet, duke i kthyer në jo funksionale, e duke çuar njëkohësisht në reduktimin e limfociteve T. Ky proces sjell rrjedhimisht një përgjigje shumë më të ulët të sistemit imunitar, çka bën që meshkujt ta luftojnë më me vështirësi koronavirusin.

Grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Yale-s, të cilët morrën iniciativën për të kryer këtë studim, u nisën nga fakti se në të gjithë botën, pacientët meshkuj ishin shëruar shumë herë më ngadalë nga koronavirusi se pacientet femra.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë tek burrat, ndërsa shihet se dhe simptomat janë më të rënda tek ta. Në përgjithësi, sipas statistikave, sëmundjet shpesh kalohen më me vështirësi nga meshkujt, se sa nga femrat.

Të fundit

Si të bini nga pesha duke konsumuar kefir çdo ditë

Kefiri është një produkt bulmeti i pasur me shumë probiotikë të nevojshëm por edhe me kalcium. Prandaj është dhe produkti perfekt për të shtuar në dietën tuaj nëse dëshironi të humbisn

Bëhuni gati të nisni ditën pa stres

Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit. Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit

Tri pijet e shëndetshme që duhet ti pini

Zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm është shumë me rëndësi nëse dëshironi të ndiheni mirë. Sa kujdeseni në pijen tuaj gjatë ditës, a pini ujë mjaftueshëm sa i duhet organizmit tonë, t

7 gabime të nënave gjatë shtatzanisë që dëmtojnë foshnjën

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre. Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta për konsum gjatë kë

Studim: Mbajtja e maskës zvogëlon rrezikun e infektimit me 77%

Distancimi social, higjiena e duarve dhe një maskë janë efektive në zvogëlimin e rrezikut të infektimit kur jeni në kontakt me një person që është pozitiv me Covid-19. Ky fakt konfirmohet e

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Info Tjera