Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/magdanoz-3-result-439741-500x0-1.jpg

Receta me majdanoz që kuron 5 sëmundje të njohura



Majdanozi është një erëz e pasur me shumë lëndë ushqyese, por kur konsumohet si lëng rritet përthithja e këtyre mineraleve dhe vitaminave.

Nëse do të pini një gotë nga lëngu që do ju tregojmë më poshtë, ju do të ndiheni të ngopur për shkak të përmbajtjes së madhe të fibrave , por do të merrni gjithashtu enzimat, antioksidantët, mineralet dhe elementët e tjerë të dobishëm.

Këtu janë 5 përfitimet shëndetësore të lëngut të majdanozit!

1. Kundër erës së keqe të gojës

Vuani nga halitoza ose era e keqe e gojës? Majdanozi mund të ndihmojë!

Majdanozi është i pasur me klorofil, i cili ndihmon në neutralizimin e baktereve duke bërë që fryma juaj të jetë e freskët.

2. Shëndeti i kockave

Majdanozi përmban nivele të larta të vitaminës K, një lëndë ushqyese thelbësore që parandalon frakturat dhe ruan e densitetin e kockave.

3. Përmirëson tretjen

Vaji esencial i majdanozit dhe majdanozi, përdoren për trajtimin e çrregullimeve dhe simptomave të ndryshme gastrointestinale, duke përfshirë konstipacionin, fryrjen e barkut dhe ndjesinë e të vjellës.

4. Shëndeti kardiovaskular

Lëngu i majdanozit mbron zemrën tuaj. Kjo për shkak të sasisë së saj të lartë të vitaminës C, vitaminës E, beta-karotenit dhe antioksidantëve të ndryshëm.

Radikalet e lira neutralizohen duke u ulur kështu rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu, lëngu i majdanozit është një burim i mirë i folateve, një element kimik që kundërvepron përhapjen dhe efektet e molekulave të homocisteinës, të cilat mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në enët e gjakut.

Njerëzit që pinë lëng majdanozi në mënyrë të rregullt janë më pak të prirur për atake të papritura në zemër.

5. Ilaç për infeksionet e veshkave

Majdanozi mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar inflamacionin e fshikëzës, gurëve në veshkja etj.

Receta:

2 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji rrënjë xhenxhefili të freskët
1 mollë
Lëngun e një limoni
1 tufë majdanoz
1/4 filxhan uji

Përgatitja:
Kombinoni mollën, majdanozin, lëngun e limonit, xhenxhefilin dhe mjaltin në një blender me 1/4 gotë ujë.

Shtrydheni derisa të formohet një masë homogjene dhe konsumojeni.

Të fundit

10 këshilla efektive për tu ngritur herët në mëngjes

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur

Njihuni me arsyet pse ju bien flokët

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë, në këtë artikull d

Përfitimet shëndetësore nga Ramazani

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut. Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të p

Pse konsumimi i të njëjtit mëngjes çdo ditë mund të jetë gjëja më e mirë për shëndetin tuaj

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg“, thonë doktorët. Por, çfarë ndodh me një pjatë vezë ose një filxhan kos si mëngjesi juaj çdo ditë? Edhe pse i njëjti mëgjes mund të duket i

Xhelozia toksike dhe e keqe

Në doza shumë të vogla, xhelozia mund të jetë e shëndetshme për një marrëdhënie. Ajo mund të të motivojë të jesh një partner më i mirë dhe të jesh detektor për disa marrëdhënie

Para se të nisni plazhin, zhdukni celulitin me këto 2 receta

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshë

Info Tjera