Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/direct-780x439-1.jpg

Rekomandimi i ekspertëve shëndetësorë: Ushtrimi më i mirë kundër ankthit



Nëse vuani nga ankthi, me siguri keni menduar apo tashmë keni filluar terapinë te psikoterapeuti.

Pos bisedës klasike dhe zbulimit të shkaktarit të problemit, ekzistojnë teknika të ndryshme me të cilat mund të qetësoni shpirtin e shqetësuar, të ngadalësoni rrjedhën e mendimeve, të përmirësoni gjendjen tuaj shpirtërore dhe të liroheni nga frika.

Ushtrimet kundër ankthit

(Foto: Instagram/djmillie)

Natyrisht, nuk janë të gjitha format e ushtrimeve të njëjta, kur është fjala për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit mendor. Studiuesit kanë bërë një listë të aktiviteteve që kanë një efekt çlirues kur është fjala për stresin dhe ankthin, me Zumban në vendin e parë! Është një përzierje e muzikës, vallëzimit, stërvitjes dhe ndjenjës që të bën të ndihesh se i përket komunitetit, të cilat përbëjnë një kombinim ideal për përballimin e stresit.

Shumica e psikologëve dhe psikoterapeutëve si pjesë të pashmangshme në shërimin e ankthit përmendim ushtrimin fizik. Në të vërtetë, ekspertët kanë konstatuar që ushtrimi fizik mund të ketë efekt në shërimin e ankthit dhe depresionit.

Nëse nuk mund ta gjeni veten në vallëzim, ekspertët theksojnë që mund të zgjidhni edhe ndonjë aktivitet tjetër si p.sh. pilatesi është aktivitet i shkëlqyeshëm për forcim dhe ngritje të vetëbesimit, ndërsa goditja me këmbë (shkelmimi) është ideal për lirimin e stresit dhe nxjerrjen e helmeve nga organizmi, sepse me këtë ushtrim fizik vërtet do të djersiteni.

Vallëzimi çoçek gjoja ndikon në përmirësimin e intuitës, ndërsa joga dhe tai chi ndikojnë më së shumti në frymëmarrje dhe në forcimin e lidhjes midis mendjes dhe trupit. 

Të fundit

Lëngu i frutave po aq i pashëndetshëm sa pijet me sheqer?

Shumë organizata shëndetësore kanë lëshuar deklarata zyrtare duke inkurajuar njerëzit të zvogëlojnë marrjen e pijeve me sheqer dhe disa vende kanë arritur deri në zbatimin e një takse për

Vitamina që mbron zemrën

Infarkti i miokardit është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën dhe studiuesit po kërkojnë mundësi të reja trajtimi për të riparuar një miokard të dëmtuar. Fatkeq

Çaji i zi është një “thesar” i vërtetë

Në ditët e sotme, çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve. Megjithatë, ky çaj nuk është vlerësuar vetëm për shijen e mirë, por gjithashtu dhe për përfitimet e shu

5 ushqimet kryesore që nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpinë tuaj

Faktorët që ndikojnë në mirëqënien e popullatës janë të ndryshëm, përfshirë këtu aktiviteti fizik apo menaxhimi i stresit, megjithatë faktori kryesor mbetet mënyra se si ushqeheni dhe

Ushqimet që ju ndihmojnë kur keni probleme me lukthin

Bademat Bademet janë shumë të mirë e sidomos për tretje për shkak të sasisë së lartë të vajit që ka e neutralizon acidin në lukth. Hani një grusht badem dhe pas gjysmë ore s’do keni m

Çfarë pëson organizmi juaj nëse hani shpejtë?

Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale, shkruan “AgroWeb”. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Jap

Info Tjera