Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/walking-pregnancy.jpg

Sa duhet të ecë një grua gjatë shtatzanisë?



Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzënisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë.

Megjithatë, jo të gjitha gratë shtatzëna mund të ushtrohen apo të qëndrojnë aktive siç do të dëshironin.

Për këtë arsye, ecja mbetet alternativa më e mirë për të qëndruar aktive, por njëkohësisht edhe të sigurta.

Por sa rekomandohet të ecë një grua shtatzënë në varësi të fazës në të cilën gjendet?

Shembull për rutinën e ecjes në shtatzëni:

Tremujori 1 (deri në 13 javë)

Afrohuni këtij programi gradualisht dhe përqendrohuni kryesisht që të mos hiqni dorë nga qëndrimi aktiv.

Rritjet e intensitetit dhe kohëzgjatja do të vijnë me kalimin e kohës.

Filloni duke ecur 10-15 minuta në ditë, tre herë në javë, duke bërë të paktën një ditë pushimi midis shëtitjeve.

Kur të ndjeheni gati, shtoni një ditë tjetër për të ecur dhe zgjasni çdo shëtitje me 5 minuta nëse mendoni se mundeni.

Pas disa javësh, shtoni një ditë të pestë të ecjes.

Qëllimi juaj: Në fund të këtij tremujori, provoni të ecni 10-20 minuta në ditë, pesë ditë në javë.

Tremujori 2 (13-25 javë)

Gjatë këtij tremujori do të jenë zhdukur të vjellat e mëngjesit, debulesa, mungesa e energjisë dhe është koha e duhur për t’u ushtruar (gjithmonë brenda mundësive tuaja).

Nëse po filloni ecjen në tremujorin e dytë, filloni duke ecur 10 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë.

Kur të jeni gati, zgjidhni dy ditë që do të bëhen ditët tuaja kur do të ecni më gjatë (15-30 minuta) dhe shtoni një ditë tjetër në axhendë.

Qëllimi juaj: Drejt fundit të tremujorit të dytë, provoni të ecni 15-30 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë.

Tremujori 3 (26-40 javë)

Mundohuni të përmbushni qëllimin katër deri në pesë ditë në javë, por përgatituni të ngadalësoni këtë ritëm ndërsa barku juaj rritet gjithnjë e më tepër.

Dëgjoni nevojat e trupit tuaj

Nëse po e filloni këtë program në tremujorin e tretë, filloni duke ecur 10 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë.

Nëse energjia juaj bie, zvogëloni kohëzgjatjen e shëtitjeve tuaja ose shndërrojini ato në seanca më të shkurtra.

Synoni të mbani të njëjtat minuta ecjeje përgjatë javës si në fund të tremujorit të dytë, por dijeni që ritmi juaj dhe distanca që përshkoni, natyrisht do të ulet.

Qëllimi juaj: Drejt fundit të shtatzënisë, provoni të ecni 15-30 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë.

Gjithmonë dëgjoni trupin tuaj dhe qëndroni të sigurt për veten dhe beben që prisni.

Të fundit

Përmbajtja e emocioneve

Aristoteli për drejtimin e emocioneve ka thënë dikur: “Të zemërohesh me personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur në mënyrë të duhur”. Vetëkontroll

Sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që nj

Medikamenti që po ndihmon të sëmurët nga Covid

Një kompani farmaceutike tha të premten se një ilaç e që shet për të ulur inflamacionin, ka ndihmuar në parandalimin e nevojës për makineri të frymëmarrjes tek pacientët e shtruar në spi

Fëmijët nën 5 vjeç mund të prekën më lehtë nga koronavirusi se sa të rriturit

Sipas një studimi, fëmijët nën 5-vjeç mund të prekën më lehtë nga koronavirusi se sa të rriturit. Kjo prekje mund të shkojë nga 10 deri 100 herë më shumë tek foshnjat. Shkalla në të c

Ulni kolesterolin e lartë me lëng portokalli

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji. Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si

Ja çfarë ndodh me mushkëritë pas lënies së duhanit

Mushkëritë tuaja kanë një aftësi gati “magjike” për të korrigjuar mutacionet kancerogjene të shkaktuara nga pirja e duhanit, por vetëm nëse ndalni konsumin e tij. Deri më tani, mutacion

Info Tjera