Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/djathi.jpg

Sa mund të qëndrojnë djathërat e fortë dhe ata butë në frigorifer



Në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë dhe të mbrohemi nga helmimet, ne shpesh hedhim gjithçka që është e dyshimtë nga frigoriferi.

Ndër artikujt më të shpeshtë të cilët i hedhim poshtë është edhe djathi.

Mirëpo, ekspertët e portalit Tasting Table kanë zbuluar sa gjatë mund të qëndrojnë djathërat në frigorifer me ngrirje të thellë, transmeton Telegrafi.

1. Parmigiano, copat e djathit cheddar dhe djathërat e tjerë të fortë mund të qëndrojnë deri në katër muaj të pahapur në frigorifer. Mirëpo, pas hapjes, nëse mbahen në mënyrën e duhur, mund të qëndrojnë deri në gjashtë javë.

Nëse myku është grumbulluar në anën e sipërme, thjesht hiqni nga djathërat e fortë sepse pjesa tjetër është e ngrënshme. Nëse vini re se afati i skadimit po afron, grijini dhe përdorini për salca, makarona ose perime të fërguara.

Nëse doni të ruani djathin e fortë për një kohë më të gjatë, mund ta ngrini. Do të jetë i mirë deri në 8 muaj, por duhet të keni parasysh se do të ndryshojë pak shijen.

2. Djathërat të cilët janë mesatarisht të fortë si p.sh. gouda dhe gruyere mund të qëndrojnë rreth tri javë të pahapur apo dy muaj në frigorifer me ngrirje të thellë nëse janë të pahapur. Mënyra më e mirë që djathërat të qëndrojnë më shumë është që t’i mbështillni me letër.

Kjo do të sigurojë freski më të gjatë se sa kur mbështillet me foli të hollë. Folia mban lehtësisht lagështinë që mund të grumbullohet midis saj dhe djathit, kështu që myku mund të zhvillohet lehtësisht.

3. Djathërat e butë, si p.sh. feta, mozzarella, gorgonzola apo camembert duhet patjetër të konsumohen shpejt, sepse bakteret e rrezikshme siç janë listeria mund të zhvillohen lehtësisht në ta. Mirëpo, të pahapur mund të qëndrojnë deri në dy javë në frigorifer me ngrirje të thellë. Mund t’i ngrini, por disa nga ta siç është mozzarella mund të humbin strukturën e tyre të lëmuar.

Më së miri është të mos i hapni derisa t’ju duhen, dhe nëse ju ka ngelur ndonjë prej tyre, vendosini në një enë plastike me një kapak të mbyllur fort në frigorifer.

Të fundit

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Info Tjera