Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/tender-hands-with-perfect-manicure-royalty-free-image-1587581426.jpg

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës



Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta.

Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe për një problem serioz në shëndetin e një njeriu.

Bright Side ka zbuluar disa informacione të rëndësishme se çfarë po përpiqet t’ju paralajmërojë trupi kur keni këtë ndjesi therëse në duar.

Lodhje dhe dobësi
Si shfaqet: Kur mbajmë objekte të rënda ose e vendosim kyçin e dorës në pozicione të parehatshme, rrisin presionin e nervave afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo çon në ndjesinë e mpirjes të të gjitha gishtave.

Çfarë duhet të bëni: Bëni një masazh të duarve dhe pak pushim.

Mungesë vitaminash
Si shfaqet: Mungesa e disa vitaminave të caktuara (si vitamina E, B1, B6 dhe B12) mund të shkaktojnë shpesh ndjesinë e shpimit në gishtat e dorës së majtë ose në këmbën e djathtë.

Çfarë duhet të bëni: Përpiquni të balanconi dozat e vitaminave që merrni.

Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek për të përcaktuar dozën e duhur të vitaminave që ju dhen, pasi teprimi me disa vitamina mund të kenë gjithashtu efekte anësore në trup.

Dëmtime në shpinë
Si shfaqet: Gishti i vogël i dorës së majtë mund të jetë tregues i problemeve të ndryshme me shpinën.

Kjo ndodh për shkak të ushtrimit të madh të presionit dhe dëmtimit të nervave.

Çfarë duhet të bëni: tendosni apo shtriqni shpinën sa më shpesh të mundeni; bëni joga, gjimnastikë ose not.

Dhe shmangni periudhat e gjata në pozicionin ulur.

Probleme me qarkullimin e gjakut
Si shfaqet: Mund të ndieni mpirje të gishtave të dorës së djathtë për shkak të presionit të ushtruar në nervat sipërfaqësore ose ndonjë traume të pësuar në dorë ose bërryl.

Mpirja në dorën e djathë mund të shkaktohet gjithashtu nga sëmundje të caktuara kardiovaskulare, që ndikojnë tek rrjedhja e gjakut tek gjymtyrët.

Çfarë duhet të bëni: Bëni një ecje ose ushtrime të lehta për të përmirësuar shëndetin e enëve të gjakut tek gjymtyrët.

Sëmundja Buerger
Inflamacion dhe trombozë në enët e gjakut të madhësisë së vogël dhe mesatare, zakonisht në këmbë dhe duar.

Sëmundja lidhet me duhanpirjen.

Si shfaqet: Sëmundja prek zakonisht duhanpirësit.

Rrjedhja e gjakut ndërpritet vazhdimisht nga nikotina, që çon pastaj në mungesë të mineraleve në trup.

Kështu shkaktohet mpirja fillimisht në gishta dhe më pas në të gjithë krahun.

Çfarë duhet të bëni: Nuk ka asnjë mënyrë për të kuruar këtë sëmundje plotësisht.

Megjithatë, heqja dorë nga duhani është hapi i parë që duhet të ndërmerrni.

Diabeti
Si shfaqet: Një nga shenjat e para të diabetit është ndjesia e shpimit me gjilpërë që shfaqet në këmbë dhe duar.

Kjo ndodh për shkak të pakësimit të rrjedhjes së gjakut në pjesë të caktuara dhe nga dëmtimi i fundeve nervore dhe fibrave.

Çfarë duhet të bëni: Diabet i tipit 1 trajtohet me ndihmën e injeksioneve të insulinës.

Ndërsa diabeti i tipit 2 lidhet me shumë me dietë

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera