Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Coronavirus_vaccine.jpg

Shkencëtarët: Mos besoni aq shumë te vaksina Covid!



Edhe një vaksinë efektive e koronavirusit nuk do ta kthejë jetën në normalitet në pranverë, siç po pretendohet, kanë paralajmëruar një grup i rëndësishëm shkencëtarësh.

Një vaksinë shpesh shihet gati si e “shenjtë” aktualisht nga qeveritë, për t’i dhënë fund pandemisë.

Por nga një raport, i hartuar nga studiues të shumtë shkencorë të fushës, thuhet se bota duhet të jetë më “realiste” për vaksinën.

Ata thanë se kufizimet mund të “hiqen gradualisht”, pasi do të duhet të paktën deri në një vit, për të pasur vaksinën.

Më shumë se 200 vaksina, për t’u mbrojtur nga virusi, janë duke u zhvilluar nga shkencëtarët në të gjithë botën, në një proces që po zhvillohet me shpejtësi të paparë.

“Një vaksinë ofron një shpresë të madhe për t’i dhënë fund pandemisë, por ne e dimë që historia e zhvillimit të vaksinës është e mbushur me shumë dështime”, tha Dr Fiona Culley, nga Instituti Kombëtar i Zemrës dhe Mushkërive, në “Imperial College”, Londër.

Ekziston një optimizëm, përfshirë këshilltarët shkencorë të qeverisë së MB, që disa njerëz mund ta marrin vaksinën këtë vit dhe vaksinimi masiv mund të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, raporti paralajmëron se vaksinimi do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

“Edhe kur vaksina të jetë në dispozicion nuk do të thotë që brenda një muaji të gjithë do të vaksinohen. Ne flasim për gjashtë muaj, nëntë muaj … një vit”, tha Prof Nilay Shah, kreu i inxhinierisë kimike në Kolegjin Imperial të Londrës, pa marrë parasysh efektivitetin, që ajo mund të ketë.

“Nuk ka asnjë mundësi, që jeta papritmas të kthehet në normalitet në mars.”

Shkencëtarët thanë se vaksina ka sfida “të mëdha” përpara.

Disa nga qasjet eksperimentale të ndërmarra – të tilla si vaksinat e ARN – nuk janë prodhuar kurrë më parë në masë.

Ka diskutime rreth lëndëve të para – si për vaksinën dhe shishet e qelqit – apo edhe kapacitetin e frigoriferit, me disa vaksina që kanë nevojë për ruajtje deri në minus 80C.

Prof Shah vlerëson se vaksinimi i njerëzve do të duhej të bëhej me një ritëm, 10 herë më shpejt se fushata vjetore e gripit dhe kjo kërkon një punë me kohë të plotë për një personel të gjerë po ashtu edhe të trajnuar mirë.

Të dhënat thonë se vaksinat po shkaktojnë një përgjigje imune, por studimet e shkencëtarëve nuk kanë treguar ose provuar akoma, nëse kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje të plotë ose për të zvogëluar simptomat e Covid.

“Ne thjesht nuk e dimë se kur do të jetë në dispozicion një vaksinë efektive, sa efektive do të jetë dhe natyrisht, po aq e rëndësishme, sa shpejt mund të shpërndahet”, thotë Prof Charles Bangham, kryetar i imunologjisë së Universitetit të Londrës.

Studiuesit flasin edhe për çështjen e imunitetit afatgjatë, sepse ata thonë se nuk e dimë nëse njerëzit kanë nevojë për vaksinim çdo dy vjet apo nëse një vaksinë e vetme do të mjaftojë, që pandemia të zhduket. .

“Vaksina është portretizuar si një “plumb argjendi” dhe në fund të fundit do të jetë shpëtimi ynë, por mund të mos jetë një proces kaq i lehtë dhe i menjëhershëm”, tha duke komentuar mbi studimin, Dr Andrew Preston nga Universiteti i Bath.

Ai tha se do të duhet të diskutohet nëse “pasaportat e vaksinave” janë të nevojshme, për të siguruar që njerëzit do të imunizohen.

Dhe Dr Preston paralajmëroi se hezitimi i njerëzve për vaksinimin duket se do të jetë një problem në rritje, siç po ndodh me refuzimin për të respektuar këshillat anti-maskë, anti-bllokim.

“Nëse grupe njerëzish refuzojnë të bëjnë vaksinën, a do t’i lëmë ata të kujdesen për veten e tyre, apo do ta kemi vaksinim të detyrueshëm vetëm për fëmijët që shkojnë në shkolla, ose për stafin e shërbimeve të kujdesit? Ka shumë çështje ende pa zgjidhje”, tha ai, teksa foli mbi vështirësitë, edhe kur vaksina të jetë gati.

Të fundit

Kanceri i mushkërive: Simptoma në fytyrën tuaj që nuk duhet ta injoroni

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më serioze të kancerit që diagnostikohet, pasi zakonisht është e vështirë të dallosh derisa të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Kanceri

Një ekip kërkimor thotë se vala e dytë e ka origjinën nga Spanja

Një variant i koronavirusit që ka origjinën tek punëtorët spanjollë të fermave është përhapur me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës që nga vera dhe tani përbën shumicën e

Zgjidhja ideale për ta zëvendësuar kafenë

Pa një filxhan kafe në ditë nuk bëjmë dot, dhe dita-ditës po shtohen pretendimet se kafeja nxit ankthin dhe stresin tek disa njerëz. Ekspertët kanë përpiluar një listë me produktet që kan

Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift

Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19

Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19. Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me

Info Tjera