Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/antibiotik.jpg

Shtatë antibiotikët më të fuqishëm të natyrës



Janë 7 ushqime dhe erëza të cilat në sajë të vetive antibakteriale dhe antivirale, datojnë që nga mesjeta si antibiotikët natyralë më të fuqishëm.

Bëhet fjalë për veti antibiotikë super pastrues, të cilët shkatërrojnë bakteret dhe stimulojnë trupin që të funksionoj më mirë.

Uthulla e mollës– Uthulla e mollës përmban nivele të larta të acidit acetik dhe malik, si dhe vitamina, minerale dhe aminoacide.

Disa nga përbërësit aktivë në kësaj uthulle janë fibra të tretshme në formën e pektinës, vitaminës A, vitaminës B6, vitaminës C, vitaminës E, tiaminës, likopenit, niacinës, acidit pantotenik, riboflavinës dhe beta-karotinës.

Uthulla përmban minerale të tjera si natriumi, fosfori, kaliumi, kalciumi, hekuri dhe magnezi.

Të gjitha këto substanca të fuqishme punojnë së bashku dhe e bëjnë uthullën e mollës shumë efektive si tonik antiviral, antibakterial dhe antifungale.

Hudhra– Hudhra është përdorur për mijëra vite me radhë për të ndihmuar në luftimin e një numri të madh të sëmundjeve.

Hudhra prodhon një kimikat të quajtur alicinë, e cila i jep aromën e saj të fuqishme dhe e bën atë efektive si një ushqim antibakterial dhe antiviral.

Një studim shkencor i kryer në 146 të rriturve tregoi se marrja e dozave të larta të alicinës për 12 javë ul shanset e ftohjes me 64%, dhe nëse do të ndodhte një ftohje, simptomat ulen me 70% në grupin e studimit.

Xhinxheri-Xhinxheri është një rrënjë shumë e fuqishme dhe aromatike.

Era aromatike e saj vjen nga vajrat thelbësorë dhe përbërësit fenolikë si xhinxheroli dhe shaoli që gjenden në të.

Xhinxheri rrit lëvizjen në traktin gastrointestinal.

Gjithashtu ka veti analgjezike, qetësuese, anti-inflamatore dhe antibakteriale.

Rrënjë rrepe të bardhë– Rrënja e rrepës së bardhë është provuar që të funksionojë si antibiotik aktiv kundër një shumëllojshmërie bakteresh.

Konsumi i saj mund të luftojë që nga infeksionet e sinusit, zorrëve, fshikëzës dhe lëkurës.

Ka një përmbajtje të lartë squfuri, e cila kontribuon në vetitë e saj antibiotike.

Përdoret gjithashtu edhe për largimin e parazitëve nga trupi.

Po ashtu konsiderohet si një stimul i sistemit imunitar, që nxit shtimin e numrit të qelizave të bardha të gjakut.

Ndër të tjera është një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon për të luftuar stresin.

Qepa– Për shekuj me radhë, qepët janë përdorur për të zvogëluar inflamacionin dhe për të trajtuar infeksionet.

Një përbërje e fuqishme e quajtur kuerketinë që gjendet në qepë luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit.

Qepët eliminojnë radikalet e lira, duke zvogëluar kështu rrezikun e shfaqjes së ulçerave të stomakut.

Fitokimikatet që gjenden në qepë përmirësojnë thithjen e vitaminës C nga trupi, gjë që çon në aktivitet më të mirë të sistemit imunitar.

Speca djegës të kuq të fryrë– Këto lloj specash janë ndër më djegëset në botë dhe kjo veti e bën shumë të dobishme për shëndetin.

Specat e llojit Habaneros përmbajnë një element të quajtur kapsaicinë.

Kapsaicina stimulon qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, gjë që lufton të ftohtin dhe infeksionet e sinusit.

Ato përmbajnë gjithashtu sasi të konsiderueshme të vitaminës C, madje edhe më shumë se agrumet!

Shafrani i Indisë- Ka përbërje shumë të fuqishme të quajtura kurkuminoide, më e rëndësishmja prej të cilave është kurkumina.

Shafrani i Indisë ka efekt të fuqishme anti-inflamator dhe është një antioksidant shumë i fuqishëm.

Kurkumina është një substancë bioaktive e cila lufton inflamacionin në nivelin molekular duke bllokuar hyrjen e molekulave të caktuara dhe duke mos lejuar prishjen e funksionimit të duhur të qelizave. 

Të fundit

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Britania zhvillon aplikacionin për gjurmimin e kontakteve

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zhvilluar një aplikacion për gjurmimin e kontakteve, i cili do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit. “Ne jemi shumë afër arritjes së

Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë “rrit rrezikun e vdekjes tek të rinjtë”

Qëndrimi ulur për më shumë se 7 orë e gjysmë në ditë rrit rrezikun e vdekjes në moshë të re. Qëndrimi në karrige gjatë ditës së punës dhe në divan në mbrëmje lidhet me një mori pr

Kur duhet pirë vaji i peshkut dhe vitaminat e tjera

Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta. Në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e sakta të përdorimit të vajit të peshkut dhe suplemen

A po merrni mjaftueshëm vitamina dhe minerale

Secili prej nesh ka nevojë për dhjetëra vitamina dhe minerale, për të arritur shëndetin optimal. Por, si mund të mësoni nëse po konsumoni mjaftueshëm? Marrja e vitaminave dhe mineraleve mund

Maskat plastike, pothuajse joefektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Maskat plastike janë pothuajse plotësisht joefektivë në mbajtjen e aerosoleve të frymëmarrjes, thonë shkencëtarët japonezë, të cilët dyshojnë në efektivitetin e tyre në parandalimin e p

Info Tjera