Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/mask.jpg

Si do të jetë jeta pas shërimit nga Covid-19?



Shërimi nga koronavirusi është një sfidë komplekse, por edhe muajt pas trajtimit në spital janë të rëndë për trupin, psikikën dhe financat.

Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që kanë kaluar covid-in në formë të rëndë, kuptohet se festohet me dashuri dhe lehtësim.

Por, kalimi i pragut të shtëpisë nuk përfaqëson për të gjithë fillimin e një jete fushë me lule, pasi shpesh duhen muaj për shërim të plotë fizik dhe sëmundja mund të lërë gjurmë në shëndetin mendor, punën dhe gjendjen financiare.

Një studim i Universitetit të Miçiganit, i botuar në “Annals of Internal Medicine” i kthen në qendër të vëmendjes këto pasoja të përhapura dhe të neglizhuara të Covid-19.

Një përvojë munduese – Studiuesit analizuan të dhënat e 1,250 pacientëve me covid nga 38 spitale të ndryshme në Michigan midis pranverës dhe verës 2020, gjatë fazës së parë të pandemisë.

Për fat të mirë, në muajt e fundit, mbijetesa e pacientëve me covid në spital është përmirësuar, falë edhe kujdesit spitalor.

Në 60 ditët pas kthimit në shtëpi, gati 7% e pacientëve të monitoruar në studim humbën jetën, midis atyre që kishin qenë në kujdes intensiv, shkalla e vdekjes në këtë periudhë ishte 10%.

Ende të dobët – Ekipi arriti të kontaktojë 488 të rikuperuar, të cilët iu përgjigjën një interviste telefonike për gjendjen e tyre dy muaj pasi u kthyen në shtëpi.

Problemet që kanë dalë “sugjerojnë që ndikimi i Covid-19 shtrihet përtej spitalit dhe përtej shëndetit”, përmbledh Vineet Chopra, autori i parë i studimit.

Më shumë se 39% e pacientëve të intervistuar nuk ishin kthyer ende në jetën e tyre të mëparshme.

12% thanë se nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për veten e tyre siç bënin më parë, 23% kishin ende marrje fryme kur ngjisnin shkallët dhe një e treta e pacientëve ankoheshin për simptoma të covid-it dhe humbje të shijes.

Ndikimi ekonomik dhe psikologjik – 40% e atyre që kanë punuar para sëmundjes nuk ishin kthyer ende në punë, kryesisht për arsye shëndetësore, por në disa raste sepse kishin humbur punën.

26% e atyre që ishin kthyer, kishin zvogëluar orët për të menaxhuar më mirë lodhjen.

Më shumë se një e treta e njerëzve u ankuan për ndikimin e Covid-it në financat.

10% e të anketuarve kishin mbaruar kursimet për shkak të pasojave nga mungesa e punës dhe 7% kursenin në ushqim, ngrohje, ilaçe dhe shpenzime shtëpiake.

Pothuajse, gjysma e atyre që u rikuperuan raportuan pasoja të shëndetit mendor nga përvoja Covid dhe një përqindje e vogël (28 persona) kërkuan mbështetje psikologjike.

Për çfarë popullsie po flasim? – Mosha mesatare e pacientëve të sëmurë me Covid-19 ishte 62 vjeç.

Pothuajse 52% e tyre ishin afrikano-amerikanë dhe 4% me origjinë hispanike.

Mbi 14% e tyre nuk ​​vuanin nga gjendje kronike para se të mbërrinin në spital dhe për shumë të tjerë e vetmja patologji e mëparshme ishte hipertensioni.

Një e katërta e pacientëve kishin faktorë “klasikë” të rrezikut (diabet, probleme kardiovaskulare, sëmundje të veshkave).

Duke pasur parasysh këto premisa, të dhënat mbi shkallën e vdekjes në kujdesin intensiv janë të larta, por në përputhje me atë të regjistruar në të njëjtën periudhë në pjesë të tjera të botës.

63% e atyre që ishin trajtuar në pavijone, vendet e fundit të rezistencës ndaj sëmundjes, vdiqën në spital ose në dy muaj pas kthimit në shtëpi.

Të fundit

Kjo është vitamina e vetme që ju duhet për të pasur fytyrë të pastër

Vitamina që ju nevojitet për fytyrën tuaj është një dhe e vetme dhe “premton” për të transformuar fytyrën tuaj, shkruan ” AbcNews” Cila është kjo vitaminë mrekulli dhe si mund ta p

Qëndroni ulur për orë të zgjatura? Ja rreziqet që sjell në shëndet

Përditshmëria e punës na rrëmben të gjithëve dhe shpeshherë shpenzojmë orë të tëra duke qëndruar ulur në tavolinën e punës pa menduar se si mund të ndikojë në shëndetin tonë. Siç

Përse është i rëndësishëm zinku për ne? Ruan imunitetin, stimulon metabolizmin, përmirëson tretjen…

Zinku është një mineral, që me fjalë të tjera do të thotë që trupit tonë i duhen sasi shumë të vogla zinku për të funksionuar si duhet Sidoqoftë, këto sasi nuk duhet të neglizhohen n

Kafja, kjo pije kaq e rëndësishme për shëndetin tonë

Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit. Ndërkohë, revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar prefer

Lloj i ri i COVID-19: Shkencëtarët tregojnë katër simptomat dalluese

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, provat filluan të shfaqeshin për një variant COVID-19 i cili ishte mbizotërues dhe shpejt i tejkalonte variantet para-ekzis

Çaji “magjik” që ju ndihmon të digjni dhjamin derisa jeni në gjumë

Pirja e dy gotave çaj Oolong në ditë mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin ndërsa jeni duke fjetur, duke rritur metabolizmin tuaj gjatë natës, sipas studiuesve. Bërja e specialitetit oksidoh

Info Tjera