Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/what-your-blood-pressure-says-about-you-722x406-1.jpg

Si ndryshon tensioni i gjakut gjatë verës



Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër.

Qarkullimi jo i mirë i gjakut është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve të zemrës dhe jo vetëm.

Problemi më i përhapur shëndetësor i lidhur me të është tensioni i lartë i gjakut.

Ky fenomen ndodh kur enët e gjakut nuk përballojnë dot presionin e lartë të qarkullimit të gjakut në organizmin tonë.

Të shumtë janë ata persona që kurohen me medikamente apo me metoda natyrale, për të ekuilibruar tensionin e gjakut.

Por jo shumë e dinë se tensioni i gjakut ka dy lloj luhatjesh.

– Ndryshim i presionit të gjakut përgjatë ditës
Gjatë natës, kur trupi është në qetësi, tensioni është i ulët.

Presioni i gjakut fillon të rritet disa orë para se të zgjoheni në mëngjes, dhe vazhdon të rritet me vazhdimësinë e ditës.

Pika kulmore e presionit të gjakut është pikërisht mesdita, dhe mjekët gjithmonë sugjerojnë që në këto orare të tregohet më shumë kujdes.

Sipas ekspertëve tensioni i gjakut fillon dhe ulet përsëri në darkë.

Kjo luhatje ndodh për shkak të aktivitetit të brendshëm të trupit.

Kur flemë organizmi është në qetësi, dhe nuk harxhohet energji e tepërt.

Ndërsa kur jemi aktivë, trupit i duhet një qarkullim më i shpejtë i gjakut pasi i nevojitet më shumë energji.

Kështu shpjegohet dhe fakti pse tensioni i gjakut rritet.

Por nëse kjo luhatje është jo normale, siç është një tension i lartë gjatë natës dhe një ulje drastike gjatë ditës, do të thotë që keni një problem shëndetësor.

Shkaqet me ndikimin më të madh përveç sëmundjeve të zemrës janë stresi, ankthi, sistemi nervor dhe duhanpirja.

– Çekuilibrim sezonal i tensionit të gjakut
Sipas studimeve, personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kanë më shumë mundësi për ta normalizuar atë gjatë stinës së verës sesa në dimër.

Në dimër temperaturat fillojnë e ulen në mënyrë dhe drastike.

Diçka e tillë reflektohet në organizëm me një tkurrje të enëve të gjakut.

Tkurrja e enëve të gjakut arrin deri në 3% të volumit të saj, gjë që e vështirëson qarkullimin e gjakut në organizëm.

Si pasojë presioni i gjakut rritet, dhe zemra punon me vështirësi.

Ndërsa në verë enët e gjakut bymehen, duke ja lehtësuar kalimin nëpër kapilarë gjakut, dhe duke e ndihmuar zemrën të mos punojë më me kapacitet të dyfishuar.

– Pesha dhe tensioni i lartë i gjakut
Sipas mjekëve pesha trupore është një nga arsyet kryesore për luhatjet sezonale të tensionit.

Në dimër trupi kërkon më shumë masë yndyrore, të cilën e përdor për normalizim të temperaturës.

Ndërsa në verë humbasim këtë peshë të tepërt në saj të aktivitetit më të shpeshtë.

Tensioni i gjakut rritet me shtimin në peshë dhe ulet me rënien nga pesha.

Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të kryejnë matje të tij dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Në këtë mënyrë kuptojnë dhe më qartë luhatjet e tensionit të gjakut.

Në rastet kur kjo luhatje është e madhe ju duhet konsulta me specialistin dhe mjekun tuaj.

Të fundit

Bëhuni gati të nisni ditën pa stres

Stresi në kohët e sotme është padyshim një nga problemet më të shpeshta tek njerëzit. Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit

Tri pijet e shëndetshme që duhet ti pini

Zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm është shumë me rëndësi nëse dëshironi të ndiheni mirë. Sa kujdeseni në pijen tuaj gjatë ditës, a pini ujë mjaftueshëm sa i duhet organizmit tonë, t

7 gabime të nënave gjatë shtatzanisë që dëmtojnë foshnjën

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre. Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta për konsum gjatë kë

Studim: Mbajtja e maskës zvogëlon rrezikun e infektimit me 77%

Distancimi social, higjiena e duarve dhe një maskë janë efektive në zvogëlimin e rrezikut të infektimit kur jeni në kontakt me një person që është pozitiv me Covid-19. Ky fakt konfirmohet e

Gratë që punojnë me orar të tejzgjatur, rrezikohen nga depresioni

Gratë të cilat punojnë me orë të zgjatura janë më të rrezikuara që të preken nga depresioni, dhe një gjë e tillë nuk ndodh me burrat. Studimi më i fundit i realizuar nga ekspertë britan

Si të mbrohemi nga gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpiklave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyre indirekte me prekjen e ob

Info Tjera