Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/326235_2200-1200x628-1.jpg

Si ta përballoni vapën pa e përdorur kondicionerin



Në ditët e nxehta të verës, jetesa pa kondicioner është sfiduese dhe shumë e parehatshme.

Tani në kohët e pandemisë së COVID-19, qëndrimi në shtëpi është bërë normë dhe për ata që nuk kanë kondicioner në shtëpi, një tmerr i vërtetë.

Të themi të drejtën, pa kondicioner në verë është e pamundur të jetosh, megjithatë ka njerëz që për arsye të ndryshme nuk e instalojnë dot atë në shtëpi.

Ekspertët japin disa këshilla për mënyrat më të lehta për të përballuar vapën në mungesë të kondicionerit.

Shfrytëzoni Freskuesen
Ju mund të shfrytëzoni freskuesen për të freskuar shtëpinë dhe veten.

Para freskueses mund të vendosni shishe me ujë të akullt ose edhe akull ose një peshqir të lagur me ujë të ftohtë sipër saj

Një taktiktë e tillë ndihmon në përhapjen e menjëhershme të ajrit të ftohtë.

Hapni Dritaret
Hapja e dritareve në mbrëmje është e rekomanduar jo vetëm për pastrimin e ajrit por edhe freskinë e shtëpisë.

Gjatë ditës mund të mbani perdet e mbyllura dhe freskuesen ta mbani pranë dyerve ose dritareve.

Hiqni nga priza pajisjet jo të nevojshme
A ju duhet mikrovala në verë?

Nëse jo, hiqeni nga priza, atë dhe çdo pajisje tjetër të panevojshme në këtë stinë, që gjithsesi përçon shumë nxehtësi në shtëpi dhe e bën ambientin shumë të nxehtë e të padurueshëm.

Gatime të caktuara është mirë të mos i bëni në shtëpi që ajo të mos mbushet me nxehtësi të tepërt

Jastëkët në frigorifer
Çarçafët dhe jastëkët mund të mbështillen në qese plastike dhe më pas në frigorifer ku do të qëndrojnë të ftohtë dhe mund t’i hiqni pak para gjumit.

Jastëkët dhe çarçafët do të jenë të freskët dhe do ju zërë gjumi shumë lehtë.

Për t’i paraprirë situatës, ju mund të vendosni disa ndërresa në qese plastike dhe t’i mbani në frigorifer kur ju duhen.

Të fundit

Prindër zgjohuni; Autizmi virtual është tashmë një realitet edhe tek ne

Studimet e reja kanë zbuluar që fëmijët e vegjël që shpenzojnë shumë kohë para ekranit në TV, lojra kompjuterike, tableta dhe kompjutera, kanë simptoma të “autizmit”. Kur prind

10 mënyra për të shmangur komplikimet me diabet

Diabeti është një sëmundje serioze. Ndjekja e planit tuaj të trajtimit të diabetit merr një angazhim gjatë gjithë orarit. Por përpjekjet tuaja janë të vlefshme. Kujdesi me diabetit mund t

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën e koronavirusit?

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën për COVID-19n? Autoritetet shëndetësore të SHBA shpresojnë që në fund të muajit të ardhshëm të kenë disa udhëzime se si t’i racionojnë dozat fille

Vaksina australiane e Covid-19 e gatshme brenda katër muajsh

Rezultatet e para të vaksinës australiane Covax 19 kundër Covid-19, kanë rezultuar pozitive. Mediat e huaja bëjnë me dije se në testet e fazës 1 ka treguar se është e sigurt dhe se prodhon n

Humbni peshë me këtë lëng

Lëngu i përgatitur nga majdanozi është konsideruar si një ndër recetat më të mira për ta nisur ditën, sidomos nëse je në grupin e atyre njerëzve që duan të bien nga pesha në një kohë

Vaksina për Covid-19 mund të jetë e disponueshme në vitin 2021

Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e koronavirusit. Krizat politike, ekonomike dhe shëndet

Info Tjera