Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/bigstock-153034691-min.jpg

Si të bini nga pesha duke konsumuar kefir çdo ditë



Kefiri është një produkt bulmeti i pasur me shumë probiotikë të nevojshëm por edhe me kalcium.

Prandaj është dhe produkti perfekt për të shtuar në dietën tuaj nëse dëshironi të humbisni disa kile.

Vlerat nga proteina
Nëse ju rrisni nivelet e konsumimit të produkteve të bulmetit, siç është dhe kefiri, ju i jepni mundësi trupit tuaj që të humbasë një peshë të konsiderueshme tek zona e belit.

Një nga arsyet kryesore është përqindja e lartë e proteinës që gjendet tek kefiri.

Proteina ju ndihmon të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, si dhe shton nivelet e energjisë së organzimit.

Një gotë me kefir përmban rreth 11 gramë me proteinë.

Kaloritë që duhen për rënien nga pesha
Nëse ju përfshini kefirin në menunë tuaj të përditshme, duke e shoqëruar me një ulje të kalorive të konsumuara, ju do të shikoni vërtet rezultate.

Por nëse e përdorni në dozat e gabuara në vend që të humbisni peshë, mund të bëni të kundërtën.

Shumica e femrave që konsumojnë 1200 kalori, dhe meshkujt që konsumojnë 1500 kalori në ditë arrijnë të humbasin peshë.

Si të zgjidhni kefirin më të mirë?
Është shumë e thjeshtë; përgatiteni vetë në shtëpi. Kështu do të jeni të sigurt që nuk ka asnjë substancë të shtuar e cila mund të ndikojnë negativisht në organizmin tuaj.

Një nga rreziqet më të mëdha të kefirit me shije të ndryshme, apo lëngjeve me kefir është sheqeri i shtuar që gjendet tek këto produkte.

Dozat e rekomanduara
Këshillohet që të konsumohet rreth 2 gota e gjysmë me kefir për personat që duhet të konsumojnë 1200-1400 kalori në ditë.

Ndërsa 3 gota në ditë kur konsumoni 1600-1800 kalori në ditë.

Një gotë me kefir është e barazvlefshme në vlera me një gotë nga çdo produkt bulmeti që ju mund të konsumonit, por pa kaloritë e tepërta. 

Të fundit

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por edhe zgjoheni në mëngjes, kështu që vendosni të “sakrifikoni” edhe disa o

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën

FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi

Hani gjashtë bajame në ditë dhe shihni përfitimet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të s

5 ushqime që duhet ti konsumoni gjatë vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës, të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet m

Info Tjera