Si të eleminoni celulitin në kushte shtëpie me këtë përbërës
Celuliti është makthi i çdo gruaje.
Megjithatë ka metoda të ndryshme për ta luftuar atë, si ushqimi i duhur, ushtrimet fizike apo hidratimi.
Por, për një mënyrë më të lirë dhe efektive, mund t’i thoni lamtumirë celulitit me maska shtëpiake.
Një mënyrë efikase është llumi i kafesë që jep rezultate të shkëlqyera.
Përzieni llumin e kafesë me 2 lugë vaj ulliri derisa të krijohet një masë homogjene.
Më pas, aplikojeni në zonat ku keni celulit duke masazhuar me lëvizje rrethore për të paktën 5 minuta.
Shpërlajeni dhe vendosni kremin hidratues të trupit.
Procesin përsëriteni tre herë në javë.