Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/mushkonja-1-570x321-1.jpg

Si të evitoni fryrjet dhe kruarjet nga pickimi i mushkonjave



Në javët e fundit jemi përballur të gjithë me numrin e madh të mushkonjave dhe pickimi i tyre na ka shkaktuar jo pak probleme.

Por, edhe për këtë pjesë ka zgjidhje, andaj zbuloni metodat natyrale të përshtatshme.

Në këto ditë verë pickimi nga mushkonjat është një gjë e zakonshme.

Të rriturit, por mbi të gjitha fëmijët e vegjël janë preja e preferuar e këtyre insekteve, që pas pickimit lënë fryrje në formën e puçrrave të kuqe dhe kruarje.

Në rastin e mushkonjave tigër duhet trajtuar menjëherë për të evituar përkeqësime. 

Por cilat janë metodat më efikase natyrale apo farmaceutike kundër pickimit të mushkonjave?

Cilat janë mënyrat më të përshtatshme për fëmijët?

Për të evituar të jini pre e pickimeve mund të përdorni losione natyrale kundër mushkonjave, si për shembull vajra esencialë të cilët mund t’i përdorni për të parfumosur shtëpinë ato për të lyer trupin, në mënyrë që të shkaktoni konfuzion tek insektet e bezdisshme.

Një mënyrë tjetër nëse jeni të dhënë pas kopshtarisë është të mbillni bimë era e të cilave i mban larg shtëpisë mushkonjat.

Por nëse mushkonjat tashmë ju kanë pickuar, ja këshillat e duhura për të ulur fryrjen dhe për të qetësuar kruarjet.

Për të ulur fryrjen e shkaktuar nga pickimi i mushkonjës, zgjidhja e parë është t’i vendosni një kub akulli.

Ftohtësia do të ngushtojë venat e gjakut, duke ndaluar toksinat e lëshuara nga mushkonja të përhapen më tej.

Në këtë mënyrë do të minimizoni fryrjen. 

Metoda të tjera efikase për të ulur fryrjen, janë dezinfektimi.

Mund të aplikoni në vendin ku ju ka pickuar mushkonja pak mjaltë dhe sodë buke.

Mjalti ka veti antiseptike, kurse soda pastron dhe dezinfekton.

Një tjetër dezinfektant natyral është limoni.

Shtrydhni disa pika limon në vendin e pickuar nga mushkonja për ta dezinfektuar menjëherë dhe për të ulur fryrjen.

Si të evitoni kruarjet nga pickimi i mushkonjës?

Në rastin e pickimit të mushkonjës për të evituar kruarjet sidomos tek fëmijët përdorni pudër.

Do t’ju lirojë nga dëshira për të gërricur lëkurën e pickuar e si pasojë mbron përkeqësimin e puçrrës së shkaktuar nga pickimi.

Edhe vajrat esencialë janë perfektë për t’u përdorur si para ashtu edhe pas pickimit.

Vaji i mentes apo i eukaliptit janë më të mirët për të larguar ndjesinë e kruarjes.

Ndërsa qetësuesit më të mirë janë vaji i kalendulës, aloe verës dhe vaji i pemës së çajit.

Siç dihet aloe vera qetëson dhe dezinfekton.

Nëse nuk keni një bimë aloe vera në shtëpi, mund të përdorni vajin e bajames së ëmbël ose ekstrakte kamomili.

Të fundit

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut

Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mu

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Britania zhvillon aplikacionin për gjurmimin e kontakteve

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zhvilluar një aplikacion për gjurmimin e kontakteve, i cili do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit. “Ne jemi shumë afër arritjes së

Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë “rrit rrezikun e vdekjes tek të rinjtë”

Qëndrimi ulur për më shumë se 7 orë e gjysmë në ditë rrit rrezikun e vdekjes në moshë të re. Qëndrimi në karrige gjatë ditës së punës dhe në divan në mbrëmje lidhet me një mori pr

Info Tjera