Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/alergy.jpg

Si t’i parandalojmë ato alergjitë e pranverës



Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Shpesh krijojnë shqetësime nga më të ndryshme, të cilat pengojnë në aktivitetet e përditshme.

Alergjitë më të zakonshme të pranverës janë:

Reaksionet alergjike
Simptomat që zakonisht shkakton janë rrjedhja e hundëve, teshtitja, kruajtja dhe bllokimi i hundës dhe rrjedhimisht dhimbja e kokës.

Është e mundur bllokimi i hundës të bëhet i përhershëm dhe të shkaktojë dëme serioze, nëse nuk trajtohet si duhet në kohën e duhur.

Astma alergjike
Simptomat e astmës alergjike ndryshojnë në varësi se sa e rëndë është ajo.

Mund të shfaqet me një “djegie” në gjoks ose me kollë.

Sidoqoftë, mund të jetë më serioze dhe të bëjë që të keni vështirësi në frymëmarrje dhe në të njëjtën kohë të keni kollë të fortë.

Shkaku kryesor për shfaqjen e alergjive të pranverës është poleni i pemëve, i cili vazhdimisht qarkullon në ajër.

Simptomat më të zakonshme të alergjive pranverore janë:

Sy të kuq që lotojnë

Sy të thatë dhe kruarje

Sy me rrathë të zinj

Rrjedhje sekrecionesh nga hunda

Kollë

Teshtitje

Për të shmangur këto probleme, përpiquni të qëndroni në shtëpi gjatë ditëve të thata dhe me erë.

Koha më e mirë për të dalë, sipas ekspertëve, është pas shiut, i cili do ta ketë pastruar atmosferën nga poleni.

Minimizoni punën me bimë në ballkon dhe në oborr.

Sapo të ktheheni në shtëpi nga jashtë, hiqini rrobat menjëherë dhe bëni një dush të shpejtë për të larguar polenin nga lëkura dhe flokët tuaj.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera