Shëndeti

Studimi zbulon si infektohen me koronavirus shumica e gjermanëve



Shumica e infektimeve me coronavirus në Gjermani ndodhin në mjedise private ose në azile të moshuarish.

Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të lartë të transmetimit, shkollat ​e zyrat me rreziqe më të vogla.

Familjet dhe azilet për të moshuarit janë përgjegjëse për shumicën e transmetimeve të coronavirusit në Gjermani, rezulton nga një studim i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

Studimi, i publikuar të premten, zbulon se shumica e shpërthimeve të infektimeve me coronavirus në Gjermani ndodhin në shtëpi, ku një shpërthim infekton mesatarisht 3.2 persona.

Në këto raste, transmetimi ka ndodhur vetëm midis anëtarëve të tjerë të familjes, thotë studimi.

Azilet për të moshuarit janë të dytët më të prekurit nga pandemia.

Rreziku i infektimit atje është shumë më i lartë, me një shpërthim që sjell mesatarisht rreth 19 infekstime të tjera.

Strehimet e refugjatëve me rrezik më të madh të infektimeve

Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të madh të infektimeve në rastin e një përhapjeje të COVID-19 me një mesatare prej 21 infektimesh nga një vatër e regjistruar – më shumë se kudo tjetër – evidentoi studimi.

“Përveç infektimeve spektakolare individuale që janë bërë të njohura në mbarë vendin, ka transmetime të virusit në familje dhe në mjedisin shtëpiak që jo domosdoshmërisht çojnë në shumë raste të tjera dhe që rezultojnë vetëm në disa raste në një shpërthim, por me sa duket ndodhin shumë shpesh”, thuhet në studim.

“Të jetuarit së bashku në shtëpitë e të moshuarve shpesh duket se çon në transmetim të virusit, por infektimet në ambiente të hapura janë shumë më pak të zakonshme”, thuhet në studim, duke renditur parqet dhe kopshtin zoologjik ku ka më pak të ngjarë të përhapet infeksioni.

Shkollat ​​më pak të rrezikuara

Shkollat ​​në Gjermani, nga ana tjetër, nuk po çojnë në shpërthime të mëdha për momentin, me vetëm 31 shpërthime dhe 150 infektime, sipas RKI.

Vetëm një numër i vogël i rasteve e kanë zanafillën në restorante, hotele dhe zyra.

Shumica e shkollave në Gjermani u mbyllën para mbylljes në të gjithë vendin në mars.

Miliona banorë po punojnë nga shtëpia që atëherë.

Studimi vuri në dukje se shpërthimet në transportin publik siç janë trenat është e vështirë të përcaktohen për shkak të vështirësive në ndjekjen e identitetit të personave të infektuar.

RKI theksoi se gjetja e burimit të infeksioneve nuk ishte plotësisht e besueshme në të gjitha rastet e regjistruara.

Shifrat bazohen në vetëm rreth 27% të të gjitha infektimeve që mund të lidhen me një vatër specifike infektimi. /DW

Të fundit

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19

Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19. Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me

Studimi që zbulon se si përhapet Koronavirusi

Shumica e njerëzve që rezultojnë pozitivë për shtunë tamponë nuk infektojnë askënd. Duket e bujshme, por është rezultat i studimit të botuar nga revista “Science”. Hulumtimi i kryer n

Kompania farmaceutike do të shesë teste 12-minutëshe për COVID-19

Kompania britanike farmaceutike Boots ka bërë të ditur se planifikon që gjatë javëve të ardhshme në lokalet e saj të ofrojnë test 12-minutësh për koronavirusin e ri (COVID-19). Tampon test

Organet që dëmton Covid-19 te personat që e kalojnë pa simptoma

Koronavirusi mund të lërë pasoja edhe të njerëzit që e kanë kaluar ka simptoma. 70% e personave të prekur nga koronavirusi, por që janë asimptomatikë, mund të ndjejnë pasoja në disa orga

Ja benefitet pas ngrënjës së dy bananeve në ditë për një muaj rresht

Sipas shkencëtarëve dhe nutricionistëve, nuk është e qartë pse shumica e njerëzve në Perëndim preferojnë vendosjen e bananes tek secila recetë. Sipas dietologëve, nëse konsumoni dy b

Info Tjera