Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/orange-juice-1296x728-feature.jpg

Ulni kolesterolin e lartë me lëng portokalli



Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji.

Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta.

Gjithashtu edhe sasinë e saktë që duhet të përdorni çdo ditë.

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat sipas mjekëve janë një shpëtim për sëmundjen e kolesterolit.

Ekspertët së fundëmi e rekomandojnë këtë lëng si një kurë të vërtetë e natyrale për të shpëtuar nga kolesteroli.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2014 të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që e konsumojnë rregullisht këtë lëng nuk kanë shenja të kësaj sëmundje.

Ajo çfarë e ndihmon trupin të eleminojë në mënyrë natyrale yndyrën e keqe është vitamina C.

Një vitaminë që gjendet me shumicë veçanërisht tek portokallet.

Kjo vitaminë arrin të zhdukë gjurmët e yndyrës së keqe thuajse brenda vitit. Sigurisht e kombinuar me një stil jetese të shëndetëshëm.

Flavonodiet janë gjithashtu në listën e kuruesve natyrale të cilat parandalojnë krijimin e yndyrnave në gjak.

Lëngu i portokalli apo edhe vetë fruti duke qënë se i përmbajnë të dy këto vitamina janë të mrekullueshëm për kurimin e sëmundjes.

Gjithësesi edhe konsumi për një kohë më të gjatë i këtij lëngu nuk është aspak i dëmshëm për trupin.

Ekspertët theksojnë se lëngu i portokallit nuk lufton të gjithë yndyrnat e trupit, por vetëm ato të këqijat.

Kështu që është i sigurt për t’u konsumuar edhe nga persona që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë.

E rëndësishme është që gjithnjë të konsumoni lëng të freskët pa sheqerna dhe konservnatë të shtuar.

Konsulta me një mjek specialist dhe analizat periodike janë gjithnjë të nevojshme për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ndërkohë kura me lëngun e portokallit do të jetë një ndihmë më shumë për të parandaluar sëmundjet.

Të fundit

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet. Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet. Sipas Indeksit të Cilë

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por edhe zgjoheni në mëngjes, kështu që vendosni të “sakrifikoni” edhe disa o

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën

FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi

Hani gjashtë bajame në ditë dhe shihni përfitimet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të s

Info Tjera