Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/healthy-food-696x479-1.jpg

Ushqimet më të mira për sezonën e verës



Shalqiri
Shalqiri 92 për qind e peshës së tij është ujë, që ndikon që ju të mos mbeteni të dehidruar.

Duke qenë të hiruar, kujtesa juaj funksionon më së miri dhe jeni më stabil.

Është i pasur me shumë antioksidues si vitamina A dhe C dhe likopen, që redukton rrezikun për diabet, kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.

Gjalpë qumështi
Duke konsumuar gjalpë qumështi gjatë një dite të gjatë e të ngrohtë në diell, kjo është mënyra për ta luftuar dehidrimin dhe dhimbjet.

Posedon shumë ujë përderisa një gotë me gjalpë qumështi ndihmon në hidratimin e trupit tuaj.

Po ashtu e ndihmon stomakun dhe tretjen. Po ashtu është ushqim i hatashëm për lëkurën.

Tranguj
Trangujt janë ushqimi ideal që ju freskon gjatë verës.

Po ashtu posedojnë shumë ujë në përmbajtjen e tyre dhe trupin jua mbajnë të freskët.

Enzima e quajtur erepsin, e gjetur te trangujt ndihmon në shëndetin e zorrëve.

Përmirëson tretjen. Plus përmban vitamina C që e mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë.

Mangotë
Tashmë të pranishëm në këtë sezon të verës, efekti freskues i mangos ju mban me energji në ditët e ngrohta të verës.

Plus, magotë janë të pasura me vitamina A, C dhe E që janë esencial për një shëndet të mirë.

Mund t’i hani të vetme apo edhe t’i përzieni për të krijuar një pije.

Po ashtu lëngu i saj parandalon pikën në tru.

Jogurti grek
Jogurti grek është i përsosur për stinën e verës, duke e freskuar trupin dhe duke ndihmuar ta shpërndajë të nxehtit nëpër trup.

Së bashku me proteina dhe kalcium, jogurti grek përmban probiotik, si dhe parandalon infeksionet në zorrë.

Mund të konsumoni një gotë jogurt grek për të freskuar trupin dhe shpirtin gjatë verës.

Domatet
Të pranishme në lloje të ndryshme dhe forma e madhësi, domatet janë ushqim me vlera të larta ushqyese si ushqimi veror.

Një domate e mesme nga madhësia posedon përafërsisht 95 për qind ujë, që ndihmojnë ta mbajnë trupin e hidratuar.

Domatet janë të pasura me likopen, fitokemikate që mbron lëkurën tuaj.

Domatet janë të pasura me vitamina B6, C, A, K dhe E.

Të fundit

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Si mund ta largoni peshën e tepërt në formë natyrale

Dhjamosja e mëlçisë është një problem shëndetësor që ka të bëjë me akumulimin e sasive të mëdha të triglicerideve të yndyrës në qelizat e këtij organi. Mëlçia është e rëndësis

Info Tjera