Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/tranguj.jpg

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni për të shmangur fryrjen e barkut



Ditët kur ndiheni të fryrë e sidomos në zonën e barkut me siguri i kujtoni si shumë të sikletshme. Kjo është një gjendje që trupi e zhvillon herë pas here, e që mund t’ju pengojë në aktivitetet e përditshme. Rrobat do t’i ndjeni më të ngushta dhe të ecurit mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

Ndonjëherë kjo mund të duket si diçka e paevitueshme, por sugjerohet të provoni disa metoda të thjeshta që largojnë fryrjen. Disa nga mënyrat më të mira për të shmangur barkun e fryrë i gjeni të listuara më poshtë.

Ushqimet
Një nga mënyrat më të mira dhe natyrale për të larguar këtë problem një herë e mirë është sigurisht kujdesi ndaj ushqimit. Ka disa ushqime të cilat e ndihmojnë trupin të kryejë si duhet proçeset e tij, duke parandaluar kështu fryrjen. Zakonisht ky reagim i trupit ndodh nga mos tretja si duhet e ushqimeve, prandaj gjithnjë sigurohuni të zgjidhni të duhurat.

Kastraveci
Kastraveci rekomandohet shumë pasi ka veti të mbledhë toksinat e trupit dhe t’i nxjerrë jashtë ato për shkak se përmban sasi të mëdha uji.

Kalium
Ushqimet e pasura me kalium siç janë bananet, portokalli, avokado, stikat apo kivi ndihmojnë në shfryrjen e trupit dhe nxjerrjen jashtë të kriprave të tepërta.

Ananas
Ananasi përmban disa vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e inflamacionit dhe tretjes së mirë.

Probiotikët
Probiotikët që gjenden tek kosi, qumështi apo djathi ndihmojnë tretjen e mirë dhe nxjerrjen jashtë trupit toksinat e këqija.

Gatimi i perimeve
Ky është një hap shumë i rëndësishëm, perimet kur konsumohen të pa gatuara shpesh shkaktojnë gazra dhe fryrje të zonës së barkut. Megjithëse perimet i japin vlerat e tyre më të mëdha kur janë sapo të këputura nga degët dhe të konsumohen ashtu siç janë. Për të evituar fryrjen e barkut mundohuni t’i gatuani ato para se t’i konsumoni. Kjo e mesme e artë do t’ju ndihmojë të keni një bark të sheshtë dhe të shpëtoni nga fryrja.

Konsumoni shumë erëza
Fusni shumë erëza në dietën tuaj të përditëshme pasi ndihmojnë në tretjen e mirë duke parandaluar fryrjen. Këtu përfshihet xhinxheri, kanellea, borziloku, rigoni, nenexhiku, rozmarina apo kopra. Përdorini këto erëza si zakonisht në vaktet apo ushqimet tuaja për të përfituar një bark të sheshtë dhe shumë shije. Mund të zgjidhni të bëni edhe ndonjë çaj bimor me këto erëza sipas dëshirës tuaj. Përmendim këtu çajin me xhinxher apo atë me nenexhik.

Why Is My Stomach Bloated? 15 Causes of Abdominal Bloating

Shmangni ushqimet problematike
Ka disa ushqime të caktuara që njihen për efektet anësore që i shkaktojnë organizmit, një ndër to është edhe fryrja e barkut. Megjithëse mund të jenë të shëndetëshme shumë fruta apo perime, pasi shkaktojnë vështirësi në tretje. Këtu përmendim brokolit, lulelakër, bishatajorët, mollët, dardhat apo pjeshkat. Bëni kujdes me ushqimet e skuqura, të konservuara apo të proçesuara pasi jo vetëm që ndikojnë për keq sistemin tretës, por edhe ju bëjnë të shtoni në peshë./AgroWeb.

Të fundit

Pastroni veshkat me limon

Një limon i plotë përmban 139 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C. Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit. Përveç vitaminës C, limoni

Zbulohet antitrupi që neutralizon koronavirusin

Shkencëtarët në Fakultetin për Mjekësi të Universitetit të Pittsburghut kanë thënë se kanë arritur sukses, lidhur me trajtimin dhe parandalimin e mundshëm të koronavirusit. Hulumtuesit pr

7 kurat natyrale që ju ndihmojnë të tejkaloni dhimbjen e kokës

Dhimbja e kokës është një problem që prek shumë njerëz dhe shpesh është pasojë e një jetese stresuese dhe të çrregullt. Deri më tani, askush nuk i ka sqaruar plotësisht shkaqet themelor

Përmbajtja e emocioneve

Aristoteli për drejtimin e emocioneve ka thënë dikur: “Të zemërohesh me personin e duhur, në masë të duhur, në kohë të duhur, për arsye të duhur në mënyrë të duhur”. Vetëkontroll

Sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë

Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që nj

Medikamenti që po ndihmon të sëmurët nga Covid

Një kompani farmaceutike tha të premten se një ilaç e që shet për të ulur inflamacionin, ka ndihmuar në parandalimin e nevojës për makineri të frymëmarrjes tek pacientët e shtruar në spi

Info Tjera