Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/mengjes.jpg

Ushqimet që duhet patjetër ti shmangni në mëngjes



Shkenca dhe mëngjesi shpesh janë kontradiktore.

Nga njëra anë, industria ushqimore këmbëngul se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës pavarësisht nga fakti që anashkalimi i tij nuk ka me të vërtetë pasoja negative.

Nga ana tjetër, një mëngjes i shëndetshëm cilësor mund të përmirësojë humorin tuaj dhe të parandalojë depresionin.

Duket se hilja është të dini se çfarë të hani dhe çfarë të mos hani për mëngjes.

Duke pasur këtë në mendje, ne do ju tregojmë se cilat ushqime duhet të shmangni para orës 10 për të pasur një trup të shëndetshëm.

Bukë me gjalpë
Ndryshe nga sa mendojnë shumica e njerëzve, mëngjesi nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një vakt pa yndyrë.

Truku është te gjetja e yndyrës së shëndetshme për të ngrënë në mëngjes.

Gjalpi përmban yndyrë që ju ndihmon të përpunoni vitaminat, por gjithashtu përmban shumë yndyrna të ngopura të cilat mund të shkaktojnë dëme në zemrën tuaj si dhe shtim në peshë.

Në vend të kësaj zgjidhni gjalpë kikiriku, i cili rrit prodhimin e peptidit YY, një hormon që rregullon urinë.

Cornflakes dhe drithëra
Drithërat në mëngjes janë shumë praktike, por përmbajnë një sasi të madhe sheqeri që më vnë mund të krijojë dhjam në bark.

Në vend të tyre hani tërshërë, e cila është e pasur me fibra dhe e pa sheqer.

Pancakes dhe waffles
Janë një mëngjes i shkëlqyer kur jeni me nxitim, por shumicë e pancakes dhe waffels përmbajnë karbohidrate të rafinuara.

Nuk janë të dëmshme, por ju bëjnë të ndiheni të uritur gjatë gjithë ditës.

Ato gjithashtu mund të përmbajnë pak ose aspak fibra dhe shumë yndyrna trans që janë të dëmshme për shëndetin tuaj.

Në vend që t’i merrni të gatshme, përgatitini vetë në shtëpi me miell integral ose zëvendësojini ato me bukë integrale.

Kos me pak yndyrë
Kosi pa yndyrë është bërë një alternativë e disponueshme gjerësisht për mëngjesin.

Për fat të keq, shpesh përmban shumë sheqerna për të shtuar aromë dhe pak proteina.

Studimet kanë treguar se kosi me yndyrë të plotë në të vërtetë ndihmon për të humbur peshë.

Konsumi i proteinave në mëngjes mund t’ju ​​ndihmojë të ndiheni më pak të uritur gjatë ditës.

Prandaj zgjidhni të hani kos me yndyrë të plotë dhe pa sheqer.

Lëngjet e frutave
Shumica e lëngjeve të frutave përmbajnë po aq sheqer sa pijet me gaz, sipas studimeve, duke i bërë ato një nga zgjedhjet më të këqija për mëngjes ose konsum në përgjithësi.

Ato gjithashtu nuk përmbajnë pothuajse asnjë fibër.

Mungesa e përtypjes mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të ngopur, prandaj është e rëndësishme të filloni ditën me ushqim që përtypet, mundësisht me fruta.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera