Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/lukthi.jpg

Ushqimet që ju ndihmojnë kur keni probleme me lukthin



Bademat
Bademet janë shumë të mirë e sidomos për tretje për shkak të sasisë së lartë të vajit që ka e neutralizon acidin në lukth.

Hani një grusht badem dhe pas gjysmë ore s’do keni më dhimbje.

Lëngu Aloe Vera
Aloe Vera, sikurse shërben si ftohës dhe reduktues i inflamacioneve në lëkurë, gjithashtu ftohë edhe lukthin dhe lehtëson dhimbjen.

Uthulla e mushtit të mollës
Përzini 2 lugë të gjellës me këtë uthull në gjysmë-gote ujë apo lëng molle dhe pini menjëherë pas çdo shujte.

Kjo do t’ju qetëson stomakun tuaj dhe lehtëson.

Uthullën “apple cider” mund ta gjeni edhe në formë të hapave dhe kapsulave.

Mollat
Edhe vetëm një copë molle mund t’ju qetëson acidin dhe zvogëlon ndjenjën e djegies.

Mollët e neutralizojnë acidin në lukth brenda 5 minutave.

Shkopinjtë e selinos dhe lakra ndihmon gjithashtu.

Soda e bukës
Soda e bukës është një anti-acid natyral.

Përzini ½ luge të çajit sodë me një gotë ujë për të neutralizuar acidin.

Nëse keni vazhdimisht dhembje apo djegje lukthi atëherë mos e përdorni këtë ilaç.

Sepse është e pasur me kripëra dhe mund të shkaktojë efekte anësore si të enjturit dhe turbullim.

Bananet
Bananet funksionojnë si anti-acid natyral në trup.

Mund t’i hani të freskëta apo të thara si të doni.

Borziloku
Gjethet e borzilokut ndihmojnë në qetësimin e lukthit, njëkohësisht luftojnë turbullimin dhe gazrat.

Duke përtypur 2-3 gjethe zvogëloni aciditetin në lukth.

Dhallë
Provoni të pini gjysmë gote dhallë të ftohtë akull dhe do të shihni se si do të qetësohet lukthi juaj.

Çaj kamomili
Kamomili është përdorur për neutralizimin e acidit në lukth.

Gjithashtu përdoret edhe për stres.

Goma përtypëse
Çamçakëzi stimulon normën e rrjedhjes së pështymës, dhe pastron shumë shpejtë çdo acid që akumulohet në stomakun tuaj.

Zgjidhni pa sheqer, me shije të frutave.

Çamçakëzit e mentës mund të jenë irritues për disa njerëz.

Kanella
Mund të bëni çaj nga kanella e shtypur për të zbutur djegien e lukthit.

Në një tas me ujë të nxehtë futni një lugë të çajit kanellë të shtypur ose të bluar, leni të pushon pak, kullojeni dhe pini.

Çaj kopre
Sipas herbalistëve, çaji i bërë nga glikanxo (anise), qimnonit (caraëay), apo koprës mund të zbusin djegien e lukthit.

Shtoni 2 lugë çaji prej njërës nga këto në një tas me ujë shumë të nxehtë, leni të rri 10 minuta, kulloni dhe pini.

Hudhra
Edhe pse shumë njerëz FAJËSOJNË hudhrën për dhimbjen e lukthit, një thep apo dy mund t’ju heq dhimbjen shumë shpejt.

Përtypni një thelp hudhre kur t’ju dhemb lukthi, ose futni disa thelpinj hudhre në uthull të mollës dhe pini një gllënjkë kur keni dhimbje.

Xhenxhefil
Xhenxhefili i freskët është një nga ilaçet më të vjetra për dhembje lukthi. Përdoret gjithashtu për turbullim.

Xhenxhefili mund t’i shtohet ushqimit gjatë zierjes, mund të hahet ashtu siç është, apo si çaj.

Kombinoni 1 lugë gjelle xhenxhefil dhe lëng limoni me 2 lugë mjaltë në ujë të nxehtë.

Rrushi
Hani 10 deri 20 kokrra rrush kurdo që të keni problem me tretje.

Rrushi është shumë i mirë për mostretje, si dhe për stomakun.

Të fundit

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Nëse s’doni probleme me shëndetin, mos e mbani stresin brenda vetes

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë sh

Përfitimet shëndetësore nëse pini ujë sapo të zgjoheni

Sipas shkencëtarëve japonezë është e rëndësishme që në mëngjes me stomakun bosh duhet të konsumojmë 600 ml ujë. Uji do të pastrojë barkun tuaj, por edhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit

Zvogëloni sëmundjet e zemrës me një gotë qumësht

Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe nuk është gjithmonë e lehtë të zbulosh nëse

Sëmundjet që fshihen në pëllëmbën e dorës

Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe

Info Tjera