Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/diet.jpg

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut



Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet.

Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mund të keni ngrënë më parë.

Pjesërisht kjo është e vërtetë, ushqimet e rënda quhen të tilla sepse rëndojnë stomakun dhe sistemin tretës.

Sipas mjekëve ka disa ushqime të veçanta të cilat ndihmojnë në qetësimin e stomakut gjatë përjetimit të këtyre krizave.

Megjithëse e ngrëna mund të jetë gjëja e fundit që ju shkon në mendje për të qetësuar stomakun, më poshtë ju tregojmë një listë ushqimesh që do t’ju shpëtojnë nga dhimbjet.

Filloni me lëngje
Konsumoni shumë lëngje në mënyrë që stomaku juaj të fillojë të tresë më shpejt të gjithë ushqimin e konsumuar ose thjesht të qetësohet.

Këshillohen pijet që përmbajnë kripëra dhe minerale si lëngu i mishit, uji i kokosit apo supërat e thjeshta me perime.

Bananet
Bananet janë të lehta për tu tretur dhe përmbajnë një sasi të madhe kaliumi.

Ky mineral është i rëndësishëm pasi ndihmon stomakun të kalojë dhimbjet, ndjesitë e të përzierës dhe largon fryrjen.

Orizi
Orizi është një ndër ushqimet më të lehta për të qetësuar stomakun.

Bëni kujdes të zgjidhni gjithnjë oriz të bardhë nëse po përjetoni dhimbje stomaku, pasi orizi kaf dhe ai i ziu janë më të vështirë për t’u tretur.

Buka e thekur
Buka e thjeshtë e bardhë e thekur është e pasur me fibra dhe është një zgjidhje perfekte kundër stomakut të acaruar.

Tuli i mollës
Tuli i mollës është i lehtë për t’u tretur dhe përmban një mori vlerash e vitaminash.

Nëse vuani nga dhimbjet e stomakut dhe diarrhea, pak tull molle i shtypur do të jetë zgjidhja perfekte për të ndaluar të gjitha këto simptoma.

Bëni gjithnjë kujdes me racionet e ushqimeve që konsumoni dhe evitoni ushqimet që ju rëndojnë stomakun.

Të fundit

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë

Ajri i ndotur është rikthyer, kjo vërehet dukshëm edhe në kryeqytet. Në kohën kur Kosova po përballet me shtim rastesh me koronavirus, një tjetër problem po shtohet. Sipas Indeksit të Cilë

Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës anti-COVID 19

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19. Testimi i vaksinës së kompanisë AstraZeneca ishte ndërprerë q

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por edhe zgjoheni në mëngjes, kështu që vendosni të “sakrifikoni” edhe disa o

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën

FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi

Hani gjashtë bajame në ditë dhe shihni përfitimet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të s

Info Tjera