Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/Coronavirus_vaccine.jpg

Vaksina anti-Covid duhet të merret më shumë se një herë



Edhe kur bota të zhvillojë vaksinën kundër koronavirusit, njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për dy doza, jo vetëm një dhe kjo mund të shkaktojë probleme, raporton CNN.

Një nga problemet është shpërndarja e vaksinës dhe furnizimi i vendeve.

Shqetësime të tjera të mundshme kanë të bëjnë me bindjen e njerëzve. Bindja e njerëzve që të shkojnë për të bërë vaksinën jo një herë, por dy herë, mund të jetë e frikshme për ta, shkruan abcnews.al.

“Nuk ka dyshim se ky do të jetë programi më i ndërlikuar, më i madh i vaksinimit në historinë njerëzore, dhe do të ketë një tjetër nivel përpjekjeje, sofistikimi, që ne kurrë nuk e kemi provuar më parë”, tha Kelly Moore , mjeke në Universitetin Vanderbilt.

Dy nga kompanitë që po zhvillojnë vaksina kundër Covid-19, Moderna dhe Pfizer, tani janë në Fazën 3 të provave klinike.

30,000 vullnetarë po marrin dy doza nga Moderna në një distancë kohore prej 28 ditësh dhe Pfizer me 21 ditë.

AstraZeneca pritet të fillojë provat e Fazës 3 këtë muaj.

Novavax ende nuk ka filluar provat e Fazës 3 por ka përdorur dy doza në provat e tyre të mëparshme, shkruan abcnews.al

Në provat e ardhshme të fazës 3 të Johnson & Johnson, disa pjesëmarrës do të marrin një dozë dhe të tjerët do të marrin dy doza.

Nuk është për t’u habitur që njerëzit të kenë nevojë të vaksinohen 2 herë, pasi shumë vaksina të Hepatitit A dhe vaksina Herpes – kërkojnë dy doza.

Disa kërkojnë edhe më shumë – fëmijët marrin pesë doza të vaksinës DTaP, e cila i mbron ata nga difteria, tetanozi dhe pertusis.

Do të jetë shumë e vështirë të bindësh amerikanët të vaksinohen vetëm një herë, imagjinoni 2 herë. Sipas sondazhit të CNN këtë muaj, 40% e amerikanëve deklaruan se nuk do të vaksinohen edhe nëse është falas.

Pavarësisht se ka persona që duan të vaksinohen, të sigurosh 660 milion doza për 330 milion amerikanë dhe t’i bindësh të vaksinohen 2 herë duket si mision i pamundur.

Të fundit

Studim: Mëngjesi është hapi kryesor për humbjen e peshës

Një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina. Sipas ekspertëve, ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi. Ndërsa reka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë

A po bëhet më pak vdekjeprurës koronavirusi?

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se njerëzit kanë më pak të ngjarë të vdesin nëse marrin Covid-19 tani krahasuar me fillimet e pandemisë, të paktën në Evropë, por arsyet pse mund të ndo

Ushqimet që largojnë dhimbjet e forta të stomakut

Dhimbjet e stomakut nuk janë të pëlqyeshme për askënd dhe jo më kot konsiderohen si më të bezdisshmet. Kur ju dhemb stomaku ose barku, faji fillimisht bie mbi ndonjë ushqim të rëndë që mu

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

Britania zhvillon aplikacionin për gjurmimin e kontakteve

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zhvilluar një aplikacion për gjurmimin e kontakteve, i cili do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit. “Ne jemi shumë afër arritjes së

Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë “rrit rrezikun e vdekjes tek të rinjtë”

Qëndrimi ulur për më shumë se 7 orë e gjysmë në ditë rrit rrezikun e vdekjes në moshë të re. Qëndrimi në karrige gjatë ditës së punës dhe në divan në mbrëmje lidhet me një mori pr

Info Tjera