Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vacine-2.jpg

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate



Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën.

Tani studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Bristolit kanë zbuluar se kjo teknologji e guximshme funksionon te njeriu, ashtu si shumë vaksina që kanë vepruar për viruse të tjera të ngjashme në të kaluarën.

Një studim, duke përdorur qelizat në laborator, zbuloi se vaksina jep në mënyrë efektive një fuqi, për arsye të shtimit të një doze proteine.

Ajo fillon të shpërndahet nëpër trup dhe kjo do të thotë që sistemi imunitar i një personi fillon ta njohë sëmundjen dhe ta luftojë atë pa u sëmurë.

Dr. David Matthews nga Shkolla “Bristol’s Cellular and Molekular Medicine” (CMM), i cili e nisi këtë zbulim, tha: “Deri më tani, teknologjia nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigje të qartë, por ne tani e dimë që vaksina po sjell përfitime te njerëzit. Ne e prisnim këtë lajm dhe ky është vetëm një lajm i mirë në luftën tonë kundër sëmundjes”.

Në kohën kur bota pret për rezultatet e provave dhe nëse vaksina e Oksfordit funksionon vërtet, gjetjet e reja janë hapi tjetër përpara.

Deri më tani, në Britaninë e Madhe janë regjistruar 810.467 raste të infeksioneve dhe 44.347 vdekje.

Mbretëria e Bashkuar është një ndër vendet më të prekura në Evropë, shkruan Dailymail.

Të fundit

Humbni kilogram duke konsumuar dardha

Dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen. Dardhat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe fi

10 sëmundje që i shëron arra

Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium etj. Është i pasur gjithashtu me vitaminat C, B, P, A, vaj eterik dhe lëndë ngjyros

Ngrënia e pemëve dhe perimeve gjithsesi është e shëndetshme, mirëpo në kohë të caktuar të ditës!

Disa artikuj ushqimorë duhet shmangur në mëngjes, para së gjithash, pemët dhe perimet e freskëta, të cilat janë vështirë të tretshme në fillim të ditës, por as jogurti nuk arrin “t’i

Si do të jetë jeta pas shërimit nga Covid-19?

Shërimi nga koronavirusi është një sfidë komplekse, por edhe muajt pas trajtimit në spital janë të rëndë për trupin, psikikën dhe financat. Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që k

Mësoni arsyet kryesore që ju shkaktojnë rënien e flokëve

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. MedikamentetShumë medikamente si

Bill Gates i sigurt për suksesin e vaksinave anti-COVID

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat COVID-19 do të funksionojnë dhe atë mirë, tha ai në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN. Tashmë, va

Info Tjera