Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/GettyImages-1204808423-2.jpg

Vaksinimi masiv anti-COVID nuk do të ndodhë deri në mesin e vitit 2021



Organizata Botërore e Shëndetësisë “nuk pret të shohë vaksinim të përhapur për koronavirusin deri në mes të vitit të ardhshëm”, tha zëdhënësja Margaret Harris.

Aktualisht janë 34 vaksina në mbarë botën që po kryejnë prova njerëzore, sipas OBSH-së, ku 142 kandidatë për vaksina janë në fazën e provës para-klinike, raporton CNN.

Harris po fliste në të njëjtën ditë kur rezultatet e para të rishikuara nga kolegët e provave klinike të fazës një dhe fazës së dytë të vaksinës së Rusisë – vaksina e parë e aprovuar në botë e koronavirusit për përdorim publik – u botuan në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”, shkruan tg.

Megjithëse Harris nuk i referohej vaksinës ruse, ajo theksoi rëndësinë e kontrolleve të sigurisë dhe efikasitetit duke thënë se provat e fazës së tretë “do të marrin shumë më shumë kohë” në mënyrë që të “shohin sa mbrojtëse” dhe e sigurt është çdo vaksinë. Kujtojmë se shkencëtarët që nuk janë përfshirë në studimin e vaksinës ruse thanë se derisa rezultatet janë një shenjë pozitive, vetëm provat më të mëdha, të fazës tre mund të konfirmojnë nëse vaksina parandalon vërtet sëmundjen me COVID-19.

26.3 milionë njerëz janë infektuar në gjithë botën ndërsa mbi 869 mijë persona kanë vde kur.

Të fundit

Lulja që mund ta rrisim në shtëpi dhe ka vlera të pabesueshme medicinale

Kollë, bronkit, dhimbje të fytit, por edhe të stomakut i shëron mëllaga. Nëse keni lëkurë tepër të thatë për shkak të të ftohtit, sërish mëllaga mund t’i lehtësojë shenjat, sepse p

Pse duhet të hani kos në mëngjes?

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të

Si të minimizohen pasojat për njerëzit që pinë duhan?

Pirja e duhanit vazhdon të jetë një nga faktorët kryesorë për shumë sëmundje e cila prek të gjitha organet në trupin e njeriut. Nuk është rastësi që sistemet shëndetësore janë të koo

Xhenxhefili, miku më i mirë i sistemit tretës të njeriut

Xhenxhefili është një nga miqtë më të mirë të sistemit tretës të njeriut. Mjafton një dozë e vogël me xhenxhefil përpara ushqyerjes dhe do të ndiheni shumë në formë. Këto përbërë

A mund të ndihmojë mbajtja e syzeve në mbrojtjen nga Covid-19?

Një studim i botuar së fundmi duke parë 276 pacientë në Spitalin Suizhou Zengdu në Suizhou, Kinë tregoi se ata që mbanin syze për më shumë se tetë orë në ditë ishin në rrezik dukshëm

Vitaminat më të rëndësishme kundër çdo sëmundje

Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme. Shkaqet se përse një njeri sëmuret janë nga më të ndryshmet, duke f

Info Tjera