Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/10/thana.png

Vetitë e thanes në shëndetin tonë



Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.

Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

Ju sjellim më poshtë dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin.

Kura me 15 kokrra të freskëta thana

Thanat kanë sezon të shkurtër ndaj përfitoni sa më shumë prej tyre.

Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.

Kura me Lëngun e Thanave

Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë.

Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni.

Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin.

Udhëzohet t’i lini të ziejnë përreth 1 orë.

Më pas fikni sobën, përmes një luge druri shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.

Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë, dhe ruajeni në frigorifer.

Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore.

Përdorime të tjera mjekësore të thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë.

Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.

Të fundit

Zgjidhja ideale për ta zëvendësuar kafenë

Pa një filxhan kafe në ditë nuk bëjmë dot, dhe dita-ditës po shtohen pretendimet se kafeja nxit ankthin dhe stresin tek disa njerëz. Ekspertët kanë përpiluar një listë me produktet që kan

Seksi dhe shtatzënia, 8 faktet që duhet të dijë çdo çift

Marrëdhënia seksuale në shtatzani nuk do të jetë njësoj si më parë dhe kjo pasi shpesh partnerët kanë frikë mos dëmtojnë fetusin. Dhe në lidhje me këtë ka disa fakte që duhet të dini

Ky çaj do iu mbroj nga shumë sëmundje

Ky çaj me gjethe ulliri njihet ndryshe si sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve dhe është një ndër pijet më të lashta në historinë e njerëzimit. Çaji me gjethe ulliri është një al

Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19

Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19. Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me

Studimi që zbulon se si përhapet Koronavirusi

Shumica e njerëzve që rezultojnë pozitivë për shtunë tamponë nuk infektojnë askënd. Duket e bujshme, por është rezultat i studimit të botuar nga revista “Science”. Hulumtimi i kryer n

Kompania farmaceutike do të shesë teste 12-minutëshe për COVID-19

Kompania britanike farmaceutike Boots ka bërë të ditur se planifikon që gjatë javëve të ardhshme në lokalet e saj të ofrojnë test 12-minutësh për koronavirusin e ri (COVID-19). Tampon test

Info Tjera