Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/dhimbjetrupiok-750x500-675x450-1.jpg

Vitaminat më të rëndësishme kundër çdo sëmundje



Përballja me sëmundje të ndryshme që organizmi mund të zhvillojë është sigurisht shumë e vështirë dhe e mundimshme.

Shkaqet se përse një njeri sëmuret janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga gjenetika e deri tek stili i jetesës apo aksidente të jashtme.

Ajo çfarë është e rëndësishme, është kujdesi që secili duhet t’i kushtojë mirëqenies dhe shëndetit të tij.

Sipas ekspertëve përtej kurimit të saktë, parandalimi i sëmundjeve apo inflamacioneve të organizmit me anë të jetës së shëndetëshme është elementi kyç edhe për një jetë të gjatë e pa probleme.

Megjithëse mund të duket sikur impakti i tyre në organizëm nuk është i menjëhershëm, vitaminat janë thelbësore për shëndetin.

Si Ndihmojnë Vitaminat

Vitaminat qofshin këto në suplemente apo në ushqime kanë veti antinflamatore për trupin.

Kjo përkthehet në më pak sëmundje për një kohë të gjatë dhe më shumë shëndet.

Mjekët i listojnë ndër mënyrat më të mira për të qëndruar gjithnjë në formë dhe për të mbajtur organet tuaja plot energji dhe jetë.

Konkretisht rekomandohen gjashtë prej tyre të cilat ndihmojnë organizmin dhe luftojnë sëmundjet.

Vitamina A

Vitamina A ndahet në dy forma, beta-karoten dhe vetë vitamina A.

Beta– karoten është një provitaminë e cila, pasi hyn në trup kthehet në vitaminë A dhe forma e saj primare vitamina A e cila funksionon si një antioksidant për qelizat e këqija të trupit.

Dietat e pasura me këto dy forma të vitaminës A janë një mënyrë e mirë për të mbajtur larg sëmundjet.

Disa nga ushqimet ku mund t’a gjeni natyralisht këtë vitamine AgroWeb.org jua rendit më poshtë.

Karrota

Lakra

Spinaqi

Lulerradhiqja

Veza

Brokoli

Vitamina B

Njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës B kanë shumë mundësi të zhvillojnë sëmundje në trupin e tyre.

Kjo mungesë rrit proteinat reaktive në organizëm të cilat ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve si artriti.

Për të evituar të gjithë këto probleme dhe për t’u mbrojtur nga një sërë sëmundjesh të tjera, merrni sa më shumë vitaminë B dhe B6.

Mënyra më e mirë dhe e sigurt e përfitimit të këtyre të mirave është nga ushqimet natyrale.

Më të pasurat me këtë lloj vitamine i gjeni të listuara më poshtë.

Specat

Kërpudha

Pula

Lakrat

Pjepri

Peshku ton

Bishtajorët

Bananet

Vitamina C

E njohur për fuqinë dhe shëndetin që i dhuron organizmit vitamina C është ndër më të rëndësishmet.

Lufton dhe zhduk qelizat e këqija në trup duke vepruar si një antinflamator natyral.

Njësoj si vitamina B, nëse keni mungesë edhe në këtë rast trupi mund të reagojë negativisht duke zhvilluar proteina reaktive.

Për të parandaluar të gjithë këto probleme mundohuni të fusni në dietën tuaj ushqimet e mëshposhtëme.

Portokalli

Kivi

Limoni

Lulelakra

Brokoli

Kokrrat e trëndafilit të egër

Speci djegës

Majdanozi

Spinaqi

Vitamina D

Vitamina D është një ndër më të rëndësishmet për organizmin dhe është shumë e lehtë të kesh mungesë të saj.

Studime të shumta kanë treguar se, mungesa e kësaj vitamine bëhet shkak për zhvillimin e një sërë sëmundjesh.

Ndonëse gjatë verës mund ta përfitoni natyralisht nga dielli këtë vitaminë, për pjesën tjetër të vitit konsumoni ushqimet e mëposhtëme.

E verdha e vezëve

Qumështi

Peshku

Djathi

Bamjet

Fasulet

Vitamina E

Një tjetër antioksidant dhe antinflamator natyral që dhuron shumë shëndet është vitamina E.

Kjo vitaminë ndihmon si në parandalimin e sëmundjeve, ashtu edhe në rikuperimin e tyre në një kohë të shkurtër.

Natyralisht gjendet në disa ushqime të cilat AgroWeb.org j’ua liston mëposhtë.

Farat e lulediellit

Bajamet

Spinaqi

Lajthitë

Speci i kuq

Kivi

Trofta

Vitamina K

Sipas ekspertëve vitamina K është një mënyrë e mirë për të luftuar sëmundjet e kockave siç është artriti.

Vitamina K siguron shëndetin e mirë të të gjithë organizmit dhe kocka të forta.

Për burrat rekomandohet 120 mikrogramë në ditë, ndërsa për gratë 90 mikrogramë në ditë.

Për fëmijët dhe bebet këto shifra janë më të ulëta.

Ushqimet më të pasura me vitaminë K janë kryesisht perimet jeshile dhe mishi.

Lakrat

Brokoli

Lulelakra

Mishi i pulës

Mëlçitë

Vezët

Këto vitamina mund t’i merrni edhe si suplemente duke u këshilluar më parë me mjekun tuaj, por mënyra më e mirë është që t’i përfitoni ato natyralisht nga ushqimet.

Të fundit

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor

Eksperti amerikan: Po vjen koha më e errët e pandemisë së COVID-19!

SHBA-të, jo vetëm që kanë më së shumti raste të infeksionit me koronavirus në botë, por gjithashtu zënë vendin e parë për nga numri i vdekjeve të lidhura me virusin e rrezikshëm. Por nj

Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit. Një prej përfitimeve që vijnë ng

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës A

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë një sasi të jashtëzakonshme të funksioneve të përditshme. Pas shikimit të mirë, një sistemi efektiv riprodhues dhe një lëkure t

Shenjat paralajmëruese të diabetit

Diabeti është një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore. Nëse keni diabet, duhet të menaxhoni sheqernat në gjak dhe t’i monitoroni rregullisht për t’u siguruar që janë brenda n

Mijëra vaksina gati për t’u shpërndarë kundër virusit

Mijëra doza të vaksinës kundër koronavirusit po prodhohen në Belgjikë dhe kjo është ajo që bota po pret me padurim. DailyMail ka publikuar foto ku gjigandi i ilaçeve Pfizer po prodhon ‘dis

Info Tjera