Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/rigoni-800x445-1.jpg

Vlerat dhe përfitimet e “armikut” të infeksioneve



Vaji esencial i rigonit është i larmishëm në vlera shëndetësorë.

Ai është efikas kundër virozave, baktereve, mykut dhe parazitëve.

Vaji është i pasur me antioksidantë dhe lufton inflamacionin, përmirëson tretjen dhe zbut alergjitë.

Ky vaj shërben si disinfektant. Vlerat e tij u zbuluan për herë të parë në Greqinë e lashtë, banorët e të cilës e përdornin për të trajtuar infeksionet e plagëve ose lëkurës në përgjithësi apo edhe mbrojtur ushqimet nga bakteret.

Rigoni është një bimë që rritet nëpër shpatet e larta dhe emri i saj njihet ndryshe si Kënaqësia e Malit.

Vaji esencial i rigonit ofron vlera të tjera mjekësore.

Vaji i rigonit përdoret në tre mënyra: në terapitë aromatike, në aplikimet në lëkurë ose nëpërmjet një vaji tjetër bartësi siç është vaji i arrës së kokosit dhe së fundmi si një suplement ushqimor duke e tretur në mjaltë ose një pije tjetër jo me bazë qumështi.

Rrugët e frymëmarrjes
Vaji esencial i rigonit ndihmon në eliminimin e mukusit të padëshiruar në rrugët e frymëmarrjes dhe sinozitit.

Ai është një balsam qetësues për mushkëritë dhe fytin dhe stimulon kollën pastruese.

Si rrjedhojë, ky vaj parandalon dhe trajton simptomat e problemeve në rrugët e frymëmarrjes.

Lufton inflamacionin
Ky vaj bën mirë dhe ndihmon në trajtimin e inflamacionit të brendshëm dhe të jashtëm që shkaktohet për arsye të ndryshme.

Nëse e aplikoni në lëkurë, ky vaj pakëson skuqjet dhe irritimet, si dhe largon dhimbjet që shoqërojnë artritin ose të shkaktuara nga lëndime të ndryshme.

Kundër baktereve
Ky vaj ju mbron kundër virozave por edhe baktereve.

Ai ju pajis me një mburojë të mirëfilltë kundër disa baktereve që shkaktojnë sëmundje si infeksionet në zorrën e trashë dhe në traktin urinar, por edhe tiroidet, kolera, infeksionet në lëkurë dhe helmimi nga ushqimi.

Kundër mykut
Viruset, bakteret, myku janë përgjegjës për sëmundjet infektive dhe të transmetueshme.

Myku është përgjegjës për disa sëmundje fatale që shkatërrojnë organizmin nga jashtë dhe brenda.

Kundër virozave
Vaji esencial i rigonit ofron mbrojtje kundër virozave, duke forcuar sistemin imunitar dhe kundërpërgjigjet e tij ndaj të ftohtit, shytave, fruthit dhe lisë.

Kundër alergjive
Ky është një aspekt tjetër i dobishëm i vajit esencial të rigonit.

Alergjitë janë një reagim i ndezur i organizmit ndaj stimujve të jashtëm.

Ky vaj që ka rol qetësues, zbut ndjeshmërinë e lartë dhe pakëson simptomat alergjike.

Përgatiteni vajin e rigonit në shtëpi
Ju nevojiten
Dy filxhanë të mbushur plot me gjethe rigoni.

1 filxhan me vaji ulliri ekstra të virgjër. Kavanoz qelqi me kapak.

Përgatitja
Lajeni rigonin me ujë të bollshëm dhe më pas thajeni.

Gjethet hidhini në kavanozin e qelqit dhe ngjeshini në pjesën fundore që të çlirojnë sa më shumë vaj esencial.

Hidhni vajin e ullirit sipër tyre dhe përziejini.

Ngroheni atë në mikrovalë ose në një enë.

Pas hedhjes së vajit të ullirit në kavanoz, mbylleni kapakun dhe lëreni mënjanë për një deri në dy javë.

Mbajeni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët.

Tundeni atë rregullisht. Me kalimin e ditëve, lëngu do të marrë një ngjyrë të ndezur të kafenjtë.

Më pas kullojeni dhe ruajeni vajin në kavanoz qelqi në frigorifer.

Vaji i rigonit lufton inflamacionin dhe është i pasur me antioksidantë gjë që e bën një thesar të vërtetë për sistemin imunitar.

Të fundit

10 këshilla efektive për tu ngritur herët në mëngjes

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele. Disa thonë se është e pamundur

Njihuni me arsyet pse ju bien flokët

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë, në këtë artikull d

Përfitimet shëndetësore nga Ramazani

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut. Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të p

Pse konsumimi i të njëjtit mëngjes çdo ditë mund të jetë gjëja më e mirë për shëndetin tuaj

“Një mollë në ditë e mban mjekun larg“, thonë doktorët. Por, çfarë ndodh me një pjatë vezë ose një filxhan kos si mëngjesi juaj çdo ditë? Edhe pse i njëjti mëgjes mund të duket i

Xhelozia toksike dhe e keqe

Në doza shumë të vogla, xhelozia mund të jetë e shëndetshme për një marrëdhënie. Ajo mund të të motivojë të jesh një partner më i mirë dhe të jesh detektor për disa marrëdhënie

Para se të nisni plazhin, zhdukni celulitin me këto 2 receta

Celuliti shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Celuliti është një nga problemet më shqetësuese tek femrat. Ai nuk është i lidhur gjithmonë me peshë

Info Tjera