Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Smoothie-Bowl-of-yogurt-and-buttermilk-with-blueberries.jpg

Vlerat e jashtëzakonshme të kosit me boronica



Një prej kombinimeve më të shijshme por edhe me një pasuri të jashtëzakonshme vlerash është ai i kosit me boronica.

Ekspertët thonë se këto dy ushqime nxjerrin në pah më të mirën e njëri tjetrit.

Boronicat janë shumë të pasura me fibër.

Një filxhan çaji me boronica përmban thuajse 4 gramë fibër.

Kosi nga ana tjetër është shumë i pasur me baktere të shëndetshme, ose siç njihen ndryshe si probiotikë.

Fibra dhe ushqyesit e tjerë që ofrojnë boronicat, ndihmojnë probiotikët në rrugëtimin e tyre drejt aparatit tretës, duke i bërë ato më efikase.

Kur probiotikët mbërrijnë në sistemin tretës, ato lehtësojnë përthithjen e fibrës që ofrojnë boronicat.

Ky kombinim fitues është i domosdoshëm jo vetëm për sistemin tretës, por edhe për shëndetin e zemrës, trurit, rënien nga pesha dhe qarkullimin e gjakut.

Hani boronica 3 herë në javë
Një studim i universitetit të Harvardit, thonë se konsumi i rregullt i boronicave përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemrës.

Sipas studimit, gratë që hanë më pak fruta pylli, e në veçanti boronica, janë më të rrezikuara nga ataku në zemër.

Ekspertët e Harvardit këshillojnë që njerëzit të hanë tre ose më shumë racione boronicash, luleshtrydhesh dhe frutash pylli në javë për të marrë përfitimet maksimale për shëndetin e zemrës.

Pse duhet të hani kos çdo ditë
Ekspertët thonë se kosi është fantastik për shëndetin, sidomos nëse keni marrë një kurë antibiotikësh.

Këto të fundit shkatërrojnë bakteret e këqija, por nuk kursejnë as ato të mirat, ndaj kosi vjen në ndihmë me probiotikët e pasur.

Kosi nxit prodhimin e vitaminës B e cila ju mbron nga sëmundjet autoimunitare dhe ato nervore. Kosi vendos ekuilibrat e sheqernave në gjak.

Ai përthithet ngadalë në stomak dhe zorrë dhe rrjedhimisht ka një ndikim të ulët në rritjen e nivelit të sheqernave në gjak.

Acidi laktik tek kosi parandalon prodhimin e qelizave kancerogjene dhe lehtëson fuqizimin e sistemit imunitar.

Ai e bën më të fortë të gjithë sistemin tretës dhe e pastron atë nga bakteret e këqija.

Kombinimi i këtyre vlerave në një filxhan të vetëm është mburoja që ju duhet kundër sëmundjeve.

Të fundit

Zbuloni çfarë tregon forma e trupit për shëndetin e zemrës

Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane për zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masë

Qumështi apo kosi, cili është më i mirë për mëngjes?

Produktet e bulmetit janë një pjesë e rëndësishme e çdo regjimi të shëndetshëm ushqimor. Megjithatë, në disa aspekte, përzgjedhja e llojit të duhur të produkteve të bulmetit bën një n

Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo

Mjekët e konsiderojnë minierë të vërtetë vlerash ushqyese

Shpeshherë janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki, Molla e Lindjes, Pema e 7 Virtyteve apo Ushqimi i Perëndive etj, me pak fjalë hurma është fru

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Info Tjera