Shëndeti http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/vaksina-e1595525967534.jpg

Zbulohet dokumenti sekret: Vaksina del për një muaj



Dozat e para të vaksinës antiCovid, pritet të ofrohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, që nga muaji i ardhshëm, pasi pesë qendra të vaksinimit masiv janë planifikuar të jenë në veprim deri në Krishtlindje.

Raporti sekret i publikuar nga “The Sun”, ka zbuluar se qindra staf të NHS, do të vendosen në pesë pika në të gjithë vendin, duke injektuar dhjetëra mijëra vaksina për publikun çdo ditë.

Shtresat më vunerabël ndaj koronavirusit do të jenë ata që do të vaksinohen të parët, në qendra të administruara nga infermierë dhe mjekë praktikantë në Leeds, Hull dhe Londër, raportojnë dokumentet.

Përveç këtyre pesë qyteteve kryesore, mjekëve të përgjithshëm dhe farmacistëve do t’iu kërkohet të ndihmojnë në përpjekjet masive të vaksinimit, me një njësi ambulatore të lëvizshme që do të përdoret për të arritur tek komunitetet e rrezikuara dhe në shtëpitë e kujdesit.

“Kemi gjasa të marrim rezultatet e provës së parë brenda një muaji, dhe kjo do të thotë se skenari më i mirë për vaksinim është pak para Krishtlindjeve.”, tha një burim për The Sun.

Të Dielën, Matt Hancock konfirmoi se ushtria do të përfshihej në shpërndarjen e një vaksinës.

Ministri i Shëndetësisë tha se planet janë për të kombinuar NHS dhe ushtrinë për përhapjen e vaksinës dhe se njerëzit do ta merrnin vaksinën ‘sipas përparësisë’.

Pretendenti kryesor në garën për të gjetur një vaksinë është Universiteti i Oksfordit, ku provat kanë vazhduar që nga Prilli, dhe ka shpresa se vaksina mund të aprovohet nga rregullatorët deri në Krishtlindje.

Rreth 100 milionë doza nga Oksford, vaksinë e cila mbetet ende për t’u aprovuar, janë urdhëruar tashmë nga Qeveria.

Kjo vaksinë kërkon dy doza, 28 ditë larg, që do të thotë se sfida logjistike me të cilën përballet qeveria është dyfish më e madhe.

Administrimi i dy dozave të një vaksine për 53 milion të rritur në periudhën gjashtë-mujore do të përfshinte 600,000 vaksinime në ditë.

Dokumentet, e zbuluara në The Sun, sugjeruan gjithashtu që punonjësit shëndetësorë duke përfshirë veterinerë, dietologë, gjithashtu mund të ndihmojnë në administrimin e dozave në publik.

Ata që jetojnë në shtëpi të moshuarish dhe personeli, do ta marrin atë sa më shpejt që të jetë gati.

Të radhës janë personat e moshës mbi 80 vjeç dhe stafi i NHS, të ndjekur nga personat mbi 65 vjeç, të rriturit më të rinj në rrezik më të lartë dhe njerëzit mbi 50 vjeç.

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini më pak se 6 orë

A jeni nga ata njerëz që fle disa orë? A nuk i plotësoni 8 orët e kërkuara? A ju pëlqen të kaloni natën, por edhe zgjoheni në mëngjes, kështu që vendosni të “sakrifikoni” edhe disa o

Vaksina e Oksfordit ka filluar të jap rezultate

Bota ka filluar t’i presë rezultatet e para të vaksinës kundër koronavirusit. Nëse efikasiteti i kësaj vaksine është pozitiv, atëherë ajo do të shpërndahet në mbarë Evropën dhe botën

FDA autorizon Remdesivirin kundër COVID-19

Agjencia amerikane e Barnave (FDA) i dha dje autorizimin e plotë ilaçit antiviral Remdesivir për pacientët e shtruar me COVID-19, duke konfirmuar autorizimin me kusht të dhënë në maj, njoftoi

Hani gjashtë bajame në ditë dhe shihni përfitimet

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të s

5 ushqime që duhet ti konsumoni gjatë vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës, të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet m

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shegë në mëngjes

Shega është një nga ushqimet më të shëndetshme për organizmin. Antioksidantët tek shega mbrojnë shëndetin e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë dëmtim të rëndë qelizor

Info Tjera