Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/astro-6.jpg

Shenja më me fat e datës 5 gusht



Dashi
Jeni shumë të ngarkuar dhe të lodhur.

Në dashuri mund të ketë tensione dhe stres, por mundohuni që të flisni sa më qartë.

Në punë duhet të bëni kujdes dhe mos u përfshini në aktivitete me rrezik.

Demi
Çështjet ekonomike mund të jenë shkak për debatet në çift.

Mundohuni që të planifikoni mirë gjërat që doni të bëni.

Puna paraqitet më mirë, ku mund të ketë përmirësime në raport me të tjerët.

Po ashtu mund të përballeni me mundësi të reja.

Binjakët
Nuk do të jeni në humor gjatë kësaj dite dhe do të jeni nervoz, sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me punën.

Keni nevojë për dikë me të cilin të flisni.

Nga ana tjetër një miqësi mund të transformohet në diçka më shumë.

Gaforrja
Ky është moment i mirë për ndjenjat dhe dashurinë dhe tashmë gjërat do të varen nga ju.

Kush po punon në këtë moment apo ka nisur projekte të reja, do të marrë rezultate pozitive.

Luani
Në dashuri duhet të qartësoni idetë.

Nëse dikush ju bezdis dhe nuk i vlerëson sforcimet tuaja, bëni mirë që ta injoroni.

Kjo ditë është mjaft pozitive për punën, por ka gjëra të cilat duhen sqaruar dhe duhet të kuptoni se çfarë dëshironi që të bëni realisht.

Virgjëresha
Do të jeni mjaft nervoz gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë.

Mos e shkarkoni në dashuri çdo tension të ditës, pasi mund të përkeqësoni situatën.

Kjo periudhë është mjaft e mirë për punën, por dita mund të sjellë ndonjë shqetësim të vogël.

Peshorja
Në dashuri duhet të jeni të qartë dhe të sinqertë.

Kjo e mërkurë do të ofrojë emocione të bukura.

Në punë dhe në çështjet ligjore, duhet të bëni kujdes të mos gaboni.

Akrepi
Kjo është një periudhë mjaft pozitive për dashurinë, ndaj mos e lini që t’iu kalojë pa i kushtuar rëndësinë e duhur.

Në punë, mund të ketë zhvillime të reja dhe ndryshime.

Bëni kujdes me sferën financiare, pasi mund të ketë probleme.

Mundohuni që të gjeni pak më shumë kohë për të pushuar.

Shigjetari
E mërkura do të sjellë përmirësim si për dashurinë edhe për punën.

Ky është momenti për të guxuar dhe rikthyer në lojë.

Në punë, do të paraqiten mundësi të reja.

Bricjapi
Në dashuri gjërat do të ecin ndjeshëm më mirë.

Do të jeni më pozitiv dhe humori paraqitet më mirë.

Pavarësisht një sërë vështirësish, në punë gjërat do të ecin më mirë.

Ujori
Në dashuri duhet të ndiqni instinktin, i cili në këtë moment duket se nuk gabon.

Mundohuni që të jeni më të hapur me të tjerët.

Ata që kanë një punë të tyre, parashikohen të njohin sukses.

Peshqit
Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive.

Nëse në dashuri jeni përballur me vështirësi, duhet të mundoheni që të përmirësoni një raport.

Në këtë moment mund të flisni dhe të zgjidhni problemet.

Në punë do të keni mundësi që të bëni diçka më shumë.

Të fundit

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme. Doktor Pau

5 vende fantastike ku mund të bëni një dasmë mbretërore!

Kopsht gjigant, kështjellë dhe shatërvane mbresëlënëse. Si thoni për një dasmë mbretërore në plot kuptimin e fjalës? Më poshtë gjenden 5 vende, të cilave mund t’u besoni dasmën tuaj

Britania zhvillon aplikacionin për gjurmimin e kontakteve

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka zhvilluar një aplikacion për gjurmimin e kontakteve, i cili do të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të koronavirusit. “Ne jemi shumë afër arritjes së

Portreti i Botiçelit del në shitje në vlerën e 100 milionë $

Një portret i rrallë i mjeshtrit të Rilindjes, Botiçeli pritet të dalë në shitje në ankand në Nju Jork, dhe mendohet të shitet në vlerën e 100 milionë dollarëve. E titulluar “Djaloshi

Qëndrimi ulur për një periudhë të gjatë “rrit rrezikun e vdekjes tek të rinjtë”

Qëndrimi ulur për më shumë se 7 orë e gjysmë në ditë rrit rrezikun e vdekjes në moshë të re. Qëndrimi në karrige gjatë ditës së punës dhe në divan në mbrëmje lidhet me një mori pr

Gjërat që bën një burrë kur ju do çmendurisht

Sipas psikologëve dhe terapistëve të marrëdhënies në çift, ekzistojnë disa sjellje të caktuara të cilat tregojnë ndjenjat e forta që dikush ka për ju. Do t’ju dëgjojë. Kur janë të p

Info Tjera