Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/astro-30.jpg

Shenja më me fat për sot



Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur dhe nuk do keni frikë të keni edhe përballje.

Ju që keni një lidhje do jeni të qetë plotësisht.

Do vendosni të flisni hapur për disa tema delikate dhe në disa momente situata mund të tensionohet.

Nëse jeni beqarë do jeni gati për çdo lloj çmendurie vetëm që të mos qëndroni më të vetmuar.

Në punë do jeni të pandalshëm dhe do bëni çdo gjë për të arritur sa më lart që të jetë e mundur.

Dijeni se rrugën do e keni plot me pengesa, prandaj mblidhni forcat. Në planin financiar do keni mbështetjen e miqve të ngushtë dhe nuk do ngeleni për asnjë moment keq.

Demi
Sot do ju plotësohen që të gjitha dëshirat dhe do ndiheni më të përmbushur se më parë.

Nëse keni një lidhje kjo e sotmja do jetë një ditë e mbushur me bashkëpunim.

Për asnjë moment nuk do ndiheni keq dhe do bashkëpunoni fort për gjithçka.

Nëse jeni beqarë do keni një ditë romantike dhe të mbushur me emocione të veçanta.

Në punë do keni mundësinë të promovoni projekte ambicioze dhe nuk do hezitoni të hidhni edhe hapa të guximshëm.

Në planin financiar do bëni çdo gjë që të keni në dorë në mënyrë që situata të përmirësohet sa më shpejt.

Do ja dilni mbanë edhe me pak mbështetje nga të afërmit.

Binjakët
Hëna do ua bëjë pak më të vështirë jetën sot dhe do ju duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm.

Nëse jeni në një lidhje do kaloni vështirësi të njëpasnjëshme.

Nuk do ndiheni mirë për asnjë moment dhe do preferoni t’ia lini gjithçka kohës.

Mundohuni të mos nervozoheni e as të merrni vendime.

As ju beqarët nuk do keni fat në dashuri kështu që më mirë të merreni me diçka tjetër që të mos mërziteni vetëm.

Në punë ka ardhur momenti të mblidhni të gjitha forcat dhe të bëni të pamundurën për të arritur qëllimin përfundimtar.

Financat nuk do jenë aspak të këqija, pasi kohët e fundit keni ditur t’i bëni me shumë kujdes llogaritë.

Gaforrja
Sado që të mundohen të afërmit t’iu mbështesin dhe t’iu ofrojnë ndihmë, dita e sotme ka për të qenë delikate dhe e mbushur me sfida.

Ju të dashuruarit do kaloni goxha vështirësi dhe në shumicën e kohës do jeni të mërzitur.

Më e mira që mund të bëni është të qëndroni pak kohë larg partnerit e të reflektoni.

Ju beqarët do jeni më të shoqërueshëm se zakonisht dhe mund të realizoni takime interesante.

Në punë do jeni diplomatë dhe nuk do nxitoheni për asgjë.

Të ardhurat do mbeten shumë të mira.

Gjatë gjithë kohës do dini sa para të shpenzoni e sa të hiqni mënjanë.

Luani
Si dita e sotme rrallë keni kaluar në jetë dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës.

Për ju që keni një lidhje do ketë plot momente të hareshme.

Në çdo moment do ju duket vetja sikur do jeni nëpër ëndrra dhe do kënaqeni pafund.

Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe nuk do e ndryshoni dot statusin tuaj.

Në punë do ju pushtojë entuziazmi dhe optimizmi.

Të gjitha qëllimet që i keni vënë vetes do i arrini në kohë dhe do kënaqeni.

Të ardhurat nuk do jenë aspak të këqija.

Do i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet për të cilat do keni nevojë dhe nuk do keni probleme.

Virgjëresha
Venusi dhe Marsi do ua zbukurojnë edhe më shumë jetën gjatë kësaj dite.

Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me momente të lumtura.

Emocionet do jenë më të fuqishme se asnjëherë më parë dhe kjo do ju entuziazmojë.

Nëse jeni beqarë do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq.

Gjithsesi e mira është të tregohen sa më të rezervuar me çdo person të ri që do takoni.

Në punë do ecni ngadalë, por me hapa shumë të sigurta.

Po vazhduat kështu keni për të arritur shumë lart.

Buxheti do jetë i kënaqshëm kështu që duhet ta shfrytëzoni rastin për të shlyer disa borxhe të hershme.

Peshorja
Dita e sotme ka për të qenë shumë herë më e mirë nga më parë kështu që lëreni veten të lirë dhe bëni atë që do ndieni.

Për ju të dashuruarit do jetë ditë e favorshme dhe mjaft e privilegjuar.

Nuk do keni mosmarrëveshje me partnerin dhe do i shihni gjërat me largpamësi.

Ju beqarët do hallakateni kot së koti dhe nuk do e ndryshoni as sot statusin tuaj.

Në punë sado që të mundoheni nuk do arrini atë që doni.

Gjithsesi avantazhi është se do e merrni çdo gjë me pozitivitet.

Shpenzimet kontrollojini me kujdes pasi në të kundërt situata do ju dalë jashtë kontrollit tërësisht. Ndihmën e miqve duhet ta pranoni sepse do ju duhet.

Akrepi
Sjellja juaj do lërë për të dëshiruar sot dhe mund të krijojë goxha probleme.

Ju të dashuruarit ka rrezik të tregoheni të padrejtë me atë që keni në krah dhe kjo do e përkeqësojë ndjeshëm marrëdhënien tuaj.

Ju beqarët do jeni pa fat në dashuri kështu që do jetë e kotë të mundoheni të bëni sakrifica.

Dëshirat nuk do mund t’iu realizohen.

Për punën ka për të qenë ditë e shkëlqyer.

Mund të përfundoni edhe një projekt gjigand dhe do ndiheni më shumë krenarë për veten.

Financat do jenë të paqëndrueshme megjithatë ndonjë shpenzim të vogël edhe mund ta kryeni herë pas here.

Shigjetari
Ka mundësi që dita e sotme të jetë disi delikatë për ju dhe në disa momente mund të nidheni të pasigurt.

Ju që keni një lidhje nuk do jeni shumë diplomatë dhe të qenit të drejtpërdrejtë mund të sjellë debatet të herëpashershme.

Nëse jeni beqarë më në fund do mund të shpreheni lirisht dhe ka gjasa të marrin përgjigje pohuese nga dikush.

Në punë mundet edhe të mërziteni duke bërë gjithë kohës të njëjtat gjëra.

Pranojini propozimet e reja pa ju dridhur qerpiku.

Yjet do ua mbrojnë gjithë kohës të ardhurat dhe ky sektor do jetë plotësisht i mbrojtur.

Lejojini vetes edhe ndonjë shpenzim për qejfin tuaj.

Bricjapi
Si sot nuk keni pasur ndonjë ditë tjetër.

Ju duhet me patjetër të ruani gjakftohtësinë dhe të mos nxitoheni për vendime.

Për të dashuruarit do jetë një ditë e zhurmshme.

Herë pas here do keni edhe debate të forta me partnerin e nuk do i pranoni asnjë moment gabimet që keni bërë.

Ju beqarët do jeni më të qetë falë ndikimit të Merkurit.

Çdo gjë qe keni dëshiruar do ju plotësohet në mbrëmje.

Në punë nuk do i pranoni propozimet që do ju bëhen dhe ky do jetë një gabim pa kthim mbrapa.

Financat nuk do jenë shumë të mira, megjithatë duhet të reflektoni me kujdes para se të kërkoni edhe hua.

Ujori
Ditë monotone ka për të qene kjo e sotmja për të gjithë.

Edhe nëse keni një lidhje do ja lini gjërat kohës dhe herë pas here do ndiheni keq, pa dëshirë për të vazhduar dhe mund të mbylleni në vetvete.

As ju beqarët nuk do keni fat në dashuri, kështu që ju duhet të prisni edhe pak për ndryshime.

Më mirë ta kaloni kohën e lirë me miqtë e ngushtë sepse nuk keni për t’u mërzitur.

Në punë keni për të korrur ato që keni mbjellë.

Nëse keni bërë përpjekjet e duhura çdo gjë do ju ecë më së miri.

Marsi do ju nxitë të tregoheni dorëlëshuar me shpenzimet dhe gjendja ka për të pasur goxha tronditje.

Peshqit
Planetët do ua bëjnë çdo gjë të mrekullueshme sot dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme.

Venusi do jetë planeti që do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj në çift dhe do ju bëjë të përjetoni emocione shumë të forta.

Zemra e beqarëve nuk do ndihet mirë as sot.

Mërzitja do i pushtojë herë pas here, por nuk do kenë çfarë të bëjnë tjetër veçse të presin.

Në punë, nëse ju duhet të jepni përgjigje për disa propozime, kërkoni disa orë kohë për reflektim.

Në planin financiar nuk ka për të ndikuar asnjë planet kështu që situata do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do menaxhoni.

Të fundit

Këshilla për grim për femrave që kanë sy më të vegjël

Nëse keni sy të vegjël, grimi dhe theksimi i tepërt mund të kenë efektin e kundërt dhe sytë atëherë duken edhe më të vegjël Për të shmangur këtë, zbatoni këshillat e mëposhtme. Mos

Horoskopi për ditën e sotme

Dashi Mos nxitoni për ndonjë vendim të ri financiar, pasi kjo mund të dëmtojë perspektivat tuaja në të ardhmen. Ju mund të merrni një dhuratë të papritur nga një mik apo i afërm. Shmangn

Përfitimet shëndetësore të çajit jeshil me limon

Çaji jeshil me lëng limoni është një pije qetësuese që mund ta shijoni në çdo kohë të ditës. Ky lëng është gjithashtu shumë ushqyes dhe hulumtimet kanë zbuluar se shoqërohet me një

Sa më shumë net pa gjumë, aq kujtesë të dobët do të keni

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër se aq, një gjendje prehjeje mendore dhe trupore. Një zbulim i publikuar disa ditë më parë zbulon se mjafton një natë pa gjumë p

Bota pas Coronas është një botë tjetër

Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes. Aktualisht, shumë njerëz

Nuk e dini akoma se çfarë është ndarja, nëse s’keni kaluar nëpër këto faza

Ndarja ndodhi. Asgjë e jashtëzakonshme, por s’mund ta themi këtë sidomos në fillimet e saj. Nuk ka shkëputje të lehta dhe përgjithësisht shumica e ndarjeve kalojnë nëpër disa faza. Nëse

Info Tjera