Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/astro-6.jpg

Shenja më me fat



Dashi – Në dashuri keni nevojë për një konfirmim të raportit që keni, sidomos nëse keni të bëni me të lindur në shenjën e peshores ose bricjapit.

Mundohuni që të mos debatoni dhe acaroheni.

Në punë do të ketë zhvillime të reja, ndaj mundohuni që të qartësoni situatën.

Demi – Në dashuri mëngjesi do të ecë më mirë se pasditja, pasi me kalimin e orëve mund të lindin probleme në çift.

Në punë, do të keni mundësi që të bëni projekte, por duhet të vlerësoni mirë çdo situatë.

Binjakët – Në dashuri do të keni mundësi që të bëni paqe, veç mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin.

Në punë ka disa momente tensioni me të cilat do të përballeni dhe që do të zgjasin deri në fund të muajit.

Megjithatë mos u dorëzoni, pasi projektet që keni në dorë janë të vlefshme.

Gaforrja – Mëngjesi do të jetë nën ritmin e duhur, ndërsa pasditja do të vijë duke u përmirësuar sa i takon ndjenjave.

Nëse një situatë do të mbyllet, bëni mirë që të mos e ktheni kokën pas.

Kujdes duhet të tregoni lidhur me shpenzimet.

Luani – E diela do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave dhe lidhjes në çift, ku do të keni mundësi që të bëni projekte të rëndësishme.

Kujdes duhet të tregoni me debatet në mbrëmje, kurse në punë, ndiqni instinktin tuaj.

Virgjëresha – Ju pret një ditë intriguese, gjatë së cilës do të keni mundësi që të mendoni për diçka të bukur në raportin në çift.

Nëse ju intereson dikush, ky është momenti për ta lënë veten të lirë.

Në punë, më në fund diçka do të lëvizë.

Peshorja – Keni sërish dëshirë për të qëndruar në mes të njerëzve.

Në dashuri nuk duhet të qani të kaluarën, pasi do të ishte diçka e kotë dhe e dëmshme.

Në punë, mundohuni që t’i kushtoni më shumë hapësirë ideve dhe projekteve të reja.

Akrepi – Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të hyjë në shenjën tuaj, emocionet do të bëhen më të vërteta dhe intensive.

Mos hiqni dorë nga takimet e reja.

Në sferën profesionale, mund t’iu duhet që të bëni zgjedhje të rëndësishme.

Shigjetari – Ndiheni disi të lodhur gjatë kësaj dite, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës.

Mundohuni që të shmangni debatet, pasi do të ngarkonit më shumë veten.

Nga ana tjetër, duhet të pranoni propozime dhe ftesa të kënaqshme.

Në punë, mund të ketë zhvillime të reja në muajt në vijim.

Bricjapi – Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, ju bën nervoz, veçanërisht në mëngjes.

Mundohuni që të ruani vetëkontrollin.

Sa i takon punës, shumë shpejt do të përballeni me mundësi të mira.

Ujori – Mëngjesi do të nisë mirë, por për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës me kalimin e orëve, situata nuk do të jetë aq pozitive.

Sa i takon punës mundohuni që të zhvilloni dhe çoni përpara idetë tuaja.

Peshqit – Kjo ditë do të vijë duke u përmirësuar, sidomos gjatë pasdites.

Emocionet do të vijnë në rritje dhe nuk përjashtohet një mbrëmje e veçantë.

Ndërsa në punë, mund të ketë ndonjë vonesë.

Të fundit

Shenja më me fat

Dashi – Ndërhyrja juaj në kohë ndaj dikujt që duket si indiferent do të vlerësohet. Një koleg do t’ju bashkohet për të punuar së bashku drejt një qëllimi të përbashkët. Do t

Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit. Një prej përfitimeve që vijnë ng

Gruaja britanike birëson 14 fëmijë jetimë afrikan

Një grua e re britanike ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke birësuar 14 fëmijë nga Tanzania. Letty McMaster ishte vetëm 18 vjeç kur jeta e saj ndryshoi përgjithmonë pasi vizitoi n

10 fenomene të mahnitshme që nuk do të besoni se ekzistojnë në të vërtetë

Natyra është e bukur dhe e mahnitshme dhe ka krijuar mrekulli që është e vështirë të besohet se ekzistojnë në të vërtetë. Në jetën tonë të përditshme, ne përjetojmë disa gjëra të

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës A

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë një sasi të jashtëzakonshme të funksioneve të përditshme. Pas shikimit të mirë, një sistemi efektiv riprodhues dhe një lëkure t

Numëro deri në 10 para se t’ia thuash këto fjalë partnerit

Fjalët që u themi të dashurve tanë në momentet kur jemi nervoze ose të lodhura mund të jenë të rrezikshme duke e bërë lidhjen më të tensionuar dhe ndonjëherë edhe të padurueshme. Në d

Info Tjera