Jetë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/horoscope2020.jpg

Shenjat me fat për muajin nëntor



Disa prej shenjave të horoskopit do të arrijnë suksesin që kanë dëshiruar për muajin që vjen, nëntorin.

Akrepi, Binjakët, Shigjetari dhe Ujori do të bekohen nga Universi, dhe do të jenë në gjendje të marrin frytet e punës së palodhur që kanë bërë.

Akrepi-Ditët e para të këtij muaji do të jenë më të suksesshmet për personat që i përkasin kësaj shenje.

Gjatë takimeve për çështje pune, pikat e tyre të forta do të vihen në pah.

Akrepi do të paraqesë zgjidhje për problemet më të larmishme përmes planeve strategjike, të cilat do të sjellin përfitime për të gjithë kompaninë.

Askush nuk do të jetë në gjendje t’i mashtrojë, pasi vëmendja dhe intuita e tyre do të jenë edhe më të rafinuara.

Binjakët-Binjakët do të favorizohen nga një dëshirë e madhe për t’u specializuar.

Këtë muaj, personat e kësaj shenje do të jenë të interesuar për kurse dhe specializime, dmth përmirësime që do të pasqyrohen drejtpërdrejt në punën e tyre në një mënyrë shumë pozitive.

Shefat e tyre do të impresionohen nga përkushtimi i kësaj shenje.

Shigjetari-Këtë muaj, Shigjetari do të jetë në kulmin e suksesit për sa i përket çështjeve profesionale.

Kjo është një kohë e mirë për shembull për të hapur biznesin e tyre ose për të bërë një investim tjetër afatgjatë.

Bastet që kanë vënë ka të ngjarë të kenë rezultate të mira në ditët në vijim.

Ujori-Ky muaj do të jetë një periudhë përcaktuese për përfaqësuesit e kësaj shenje.

Ata janë lodhur nga pabarazia, dhe për këtë arsye mund t’i hedhin të gjitha gjërat pas, për të cilat nuk janë vlerësuar.

Lajmi i mirë është se mbase pas këtij qëndrimi, horizonti i tyre do të zgjerohet.

Më në fund, ekziston një shans i madh që ata të gjejnë një profesion të ri, ku të ndjehen më të vlerësuar.

Të fundit

Bill Gates i sigurt për suksesin e vaksinave anti-COVID

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat COVID-19 do të funksionojnë dhe atë mirë, tha ai në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN. Tashmë, va

Pesë mënyra si të ndryshoni ushqimin me kalimin e moshës

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur. Trupi juaj ka nevojë që ju ta ushqeni ndryshe me çdo vit q

Vaksina e Universitetit të Oksfordit ofron 70% mbrojtje nga Covid-19

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit ndalon me 70% infektimin nga Covid, treguan provat e fundit. Është një triumf dhe një zhgënjim pasi vaksinat nga Pfizer dhe Modern

Horoskopi për sot

Dashi – Shoqëria e të afërmve me humor do të lehtësojë gjendjen tuaj emocionale dhe do të thyejë monotoninë e rutinës së përditshme. Ekziston mundësia të keni përfitime financiare

Si do të jetë java e fundit e nëntorit

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë. Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme. Mjegullë parashihet n

Kur të dy prindërit punojnë, fëmijët zhvillojnë më shpejt shkathtësitë dhe të folurit

Fëmijët e nënave të punësuara më shpejt avancojnë se fëmijët e nënave të cilët janë amvisa, është rezultat i hulumtimit të Universitetit të Oxfordit dhe Shkollës Londineze të Ekonom

Info Tjera