Shkencë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/should-tourists-still-be-visiting-antarctica_5b316a1ef3478-1024x683-1.jpg

Arktiku po ngrohet tri herë më shpejt se planeti që nga viti 1971



Arktiku po ngrohet tri herë më shpejt se planeti që nga viti 1971, më shumë sesa besohej më parë, paralajmëron një raport i Monitorimit dhe Vlerësimit të Arktikut (AMAP).

“Një përditësim i rëndësishëm është se rritja mesatare vjetore në sipërfaqen e Arktikut (tokë dhe oqean) midis 1971 dhe 2019 ishte tri herë më e madhe se rritja e mesatares globale gjatë së njëjtës periudhë. Është më shumë sesa tregohet në vlerësimet e mëparshme të AMAP”, thanë autorët.

Përdiësimi i mëparshëm, i botuar në 2019, tregoi se ngrohja në Arktik arriti “më shumë se dyfishi i mesatares botërore”, një hendek që theksohet më tej në dimër.

Në më pak se gjysmë shekulli, nga 1971 në 2019, temperatura mesatare vjetore në këtë rajon verior u ngjit 3,1 gradë Celcius, ndërkohë që planeti ngrohej në të njëjtën kohë me 1 gradë Celcius, sipas dokumentit të përditësuar.

“Në shumicën e skenarëve të emisioneve të gazrave serrë, shumica dërrmuese e modeleve (…) sugjerojnë se, para 2050, Arktiku do të jetë për herë të parë pothuajse pa akull në shtator, muaji në të cilin zakonisht është në nivelin më të ulët” , shtuan autorët e raportit.

Sipas parashikimeve të cituara nga raporti, temperaturat mesatare të Arktikut duhet të rriten në fund të shekullit midis 3,3-10 gradë Celcius mbi mesataren e tyre gjatë periudhës 1985-2014.

Shifra e saktë varet nga vëllimi i ardhshëm i emisioneve të gazrave serrë.

Të fundit

Asteroidi më i madh se Statuja e Lirisë mund të futet sot në orbitën e Tokës

NASA po ndjek një asteroid më të madh se Statuja e Lirisë që do të kalojë pranë planetit Tokë këtë javë. Qendra e Studimeve të Objekteve të Tokës së Afërt të agjencisë hapësinore k

Të gjithë sytë nga qielli

Të mërkurën të gjithë sytë nga qielli, pasi do të ketë shumë surpriza. Është koha kur do të kemi një eklips hënor total, sepse hera e fundit që ishim në gjendje të shijonim një nga k

Mbeturinat plastike do të kthehen në karburant për avionët

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit kanë zhvilluar një metodë të re për shndërrimin e mbeturinave plastike në karburant avioni. Teknika, e detajuar të hënën në revistë

Shkencëtarët krijojnë bojën ultra-të bardhë që ‘freskon’ ndërtesat në verë

Shkencëtarët kanë krijuar një bojë ultra-të bardhë që mund të reflektojë 95.5 përqind të dritës së diellit që bie në sipërfaqen e saj. Kjo karakteristikë e mahnitshme bën që një s

Zbulohet mënyra për kthimin e nuhatjes pas COVID

Studime të shumta po bëhen për njerëzit që luftojnë për të rimarrë ndjenjën e tyre të nuhatjes pasi janë sëmurë me Covid. Studiuesit sugjerojnë që njerëzit t’i nënshtrohen “trajn

Një asteroid i madh më 21 mars do të kaloj pranë Tokës

Asteroidi me gjerësi 900 metra do të kalojë pranë Tokës më 21 mars, por ekspertët pretendojnë se nuk ka asnjë arsye që njerëzimi të shqetësohet. Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA njof

Info Tjera