Shkencë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/xiulin_ruan.jpg

Shkencëtarët krijojnë bojën ultra-të bardhë që ‘freskon’ ndërtesat në verë



Shkencëtarët kanë krijuar një bojë ultra-të bardhë që mund të reflektojë 95.5 përqind të dritës së diellit që bie në sipërfaqen e saj.

Kjo karakteristikë e mahnitshme bën që një sipërfaqe e lyer me të, si për shembull një ndërtesë, të qëndrojë e freskët edhe në temperatura të larta me nxehtësi të madhe dielli rreth saj. Arritja shkencore pritet të shtojë armët e luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Zbulimi u bë nga një grup i Universitetit Purdue në SHBA, të cilët eksperimentuan me bojën gjatë dy ditëve, dhe zbuluan se kur dielli ishte në pikën më të lartë të tij në qiell, sipërfaqja e veshur me bojën kishte një temperaturë prej të paktën 1.7°C se objektet që e rrethonin atë, ndërsa natën ishte 10°C më e ftohtë.

“Kjo është një zgjidhje ambjentale ftohëse me besueshmëri të lartë, me një shtresë të vetme boje, që me përdorim të gjerë do të zbusë efektet e ngrohjes globale”, tha profesori Xiulin Ruan.

Një aftësi e tillë e ftohjes së objekteve sjell edhe uljen e temperaturave në brendësi të ndërtesës temperature dhe reduktim të ajrit të kondicionuar që nevojitet, që do të gjente aplikim në ndërtesa rezidenciale, komerciale apo magazina për ruajtjen e produkteve delikate si ushqimet.

Boja është e përbërë nga akrilik dhe përbërës karbonat kalçiumi.

Ajo nuk ka elementë metalike që do ta bënin të përdorshme në telekomunikime, por studiuesit thane se po punohet drejt një ideje të tillë që do të mbante të ftohta pajisjet pa ndërhyrë me sinjalet e tyre.

“Boja jonë është e përshtatshme me procesin e prodhimit komercial të produktit dhe kostot mund të jenë të krahasueshme ose dhe më të ulëta”, shtoi Ruan.

Të fundit

Arktiku po ngrohet tri herë më shpejt se planeti që nga viti 1971

Arktiku po ngrohet tri herë më shpejt se planeti që nga viti 1971, më shumë sesa besohej më parë, paralajmëron një raport i Monitorimit dhe Vlerësimit të Arktikut (AMAP). “Një përditës

Asteroidi më i madh se Statuja e Lirisë mund të futet sot në orbitën e Tokës

NASA po ndjek një asteroid më të madh se Statuja e Lirisë që do të kalojë pranë planetit Tokë këtë javë. Qendra e Studimeve të Objekteve të Tokës së Afërt të agjencisë hapësinore k

Të gjithë sytë nga qielli

Të mërkurën të gjithë sytë nga qielli, pasi do të ketë shumë surpriza. Është koha kur do të kemi një eklips hënor total, sepse hera e fundit që ishim në gjendje të shijonim një nga k

Mbeturinat plastike do të kthehen në karburant për avionët

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit kanë zhvilluar një metodë të re për shndërrimin e mbeturinave plastike në karburant avioni. Teknika, e detajuar të hënën në revistë

Zbulohet mënyra për kthimin e nuhatjes pas COVID

Studime të shumta po bëhen për njerëzit që luftojnë për të rimarrë ndjenjën e tyre të nuhatjes pasi janë sëmurë me Covid. Studiuesit sugjerojnë që njerëzit t’i nënshtrohen “trajn

Një asteroid i madh më 21 mars do të kaloj pranë Tokës

Asteroidi me gjerësi 900 metra do të kalojë pranë Tokës më 21 mars, por ekspertët pretendojnë se nuk ka asnjë arsye që njerëzimi të shqetësohet. Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA njof

Info Tjera