Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/02/WhatsApp-Image-2020-06-26-at-13.04.26.jpeg

3 aksesorët që ju bëjnë t’i shijoni pushimet këtë verë



Shprehja e njohur “shtëpi e ëmbla shtëpi” ka me vete atë ndjenjën e komfortit që e kërkojmë kudo, edhe kur shkojmë me pushime gjatë verës.

Detajet janë ato që bëjnë diferencën, ndaj nëse doni që vera të trokasë plot harmoni në shtëpitë tuaja të pushimit, këto janë 3 aksesorët që nuk duhet t’ju mungojnë:

Për të drekuar si në natyrë, zgjidh “Amazonia”

Koleksioni “Amazonia” është frymëzuar nga flora dhe fauna plot ngjyra e Amazonës.

Motivet ekzotike, kolibri shumëngjyrësh dhe lulet e pasionit blu hipnotizuese apo orkideja e verdhë, janë paraqitur me ngjyra kaq të gjalla, sa duken si tredimensionale.

Dekori është fin dhe delikat i përshkuar me dizenjo të artë.

Artikujt janë idealë për tryezën e ngrënies, format harmonike dhe ngjyrat spektakolare të Amazonës janë perfekte për të dyja tipet e ambienteve, modernes dhe tradicionales.

“Amazonia” tërheq vëmendjen në çdo tryezë, ndërsa nuk mungon as cilësia e lartë e porcelanit.

Për anën estetike zgjidhni mbulesat “Sander”

Nëse ka një gjë që duhet të kemi parasysh gjithmonë kur shtrojmë një tryezë, është ana estetike.

Mëngjesi, dreka apo darka do ju duken kaq të shijshëm të servirur me mbulesat “Sander”, që këtë verë vijnë me motive verore dhe dizajnin që krijon një atmosferë pushimesh.

Ndryshoni dhe zbukuroni ambientin e shtëpisë tuaj me këtë mbulesë “Sander” të cilën mund ta thyeni me aksesorët dhe enët me ngjyra të ndezura për një kombinim perfekt.

Gatuaj si profesionist me “Mopita”

Brand-i ofron tiganët e koleksionit “AD HOC” të vitit 2020, që ju lejojnë të gatuani në kohë rekord dhe duke ruajtur temperaturat e larta.

Falë materialit gizë dhe veshjes jo-ngjitëse me cilësi të lartë, është gjithashtu i mundur gatimi pa yndyrë i perimeve, mishrave etj.

Tiganët lahen në mënyrë të sigurt në pjatalarëse.

“Mopita” ruan veçantitë e çdo produkti ushqimor me koleksionin Loft,  që fisnikëron funksionin e ruajtjes dhe konservimit me një konotacion të fortë dekorativ.

Enë prej çeliku të forta me kapakë bambuje dhe shkrime në ngjyrën e bakrit, i falin modernitetin shtëpisë suaj.

Nga setet e filxhanëve me dizajn lulesh te koleksionet moderne të enëve të servirjes me dizajn të artë, apo vazot shumëngjyrëshe të luleve që mund të kombinohen me mbulesat moderne, gjithçka që vendosni të zgjidhni, do ta përfitoni me ulje.

Të fundit

Maria Sharapova prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve

Rusja Maria Sharapova, dikur tenistja më e mirë në botë (fituese e pesë turneve Grand Slam), këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobilieve dhe detajeve për shtëpi Në bashkëp

Nis ndërtimi i eko-qytetit me 42,000 shtëpi

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë zona banuese. Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë

Shtëpizat më të bukura miniaturale në vitin 2020: Kreative dhe të bukura

Është shumë mbresëlënëse të vështrohet deri ku shkojnë kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore – thuhet në përshkrimin e videos “Living Big In A Tiny House”, ka publikuar videon e shtë

Prezantohet projekti 500 miliard dollarësh

Princi i kurorës Mohamed bin Salman zbuloi projektin e tij të fundit për ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë” në një projekt prej 500 miliard dollarësh. Ne

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Banesat bashkëkohore të dimensioneve të vogla janë bërë simbol i efikasitetit dhe i dizajnit të jashtëzakonshëm Nuk është për t’u habitur që apartamentet modeste për arkitektët dhe de

10 trendet kryesore të arredimit në vitin 2021

Pas një viti që udhëzoi shumë prej nesh të kalojnë më shumë kohë në shtëpi, viti i ri është një mundësi për të sjellë rehati dhe kreativitet në hapësirat tona.  Nga idetë qet

Info Tjera