Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/day-27-logico-0-orme-1600x900-1.jpg

5 trendet e dizajnit të brendshëm për 2020



Në vitin 2019 pamë se si ndryshuan shumë tendenca në dizajnin e brendshëm (interior design).

I thamë lamtumirë përdorimit të drurit të errët dhe ngjyrës gri.

Tani mund të themi që është zyrtarisht fundi i një dekade të arredimit të brendshëm.

Pavarësisht nëse planifikoni rinovime të plota në vitin 2020 ose blerjen e një shtëpie të re, është e rëndësishme që hapësirat të mos duken sikur ato i përkasin një shekulli të mëparshëm.

Këtu do të flasim për tendencat dhe stilet e interior design për vitin 2020.

Ngjyrat neutrale
Shumica e arkitektëve të intrierit kanë të njëjtin opinion për ngjyrat neutrale,
duke deklaruar se këto ngjyra e kanë përfunduar ciklin e tyre këtë vit.

Menaxherja e dizajnit të Wayfair Professional, Rebecca Breslin e quan 2020 si fundin e “Greige, gri dhe gjithçka neutrale pa asnjë teksturë tjetër apo dicka që të ngjallë interes vizual”.

Pra, nëse keni menduar të zëvendësoni atë divanin e lodhur gri, të rilyeni muret tuaja ose të përmirësoni dhomën tuaj të gjumit, ky është një justifikim i shkëlqyer për të mos e menduar dy herë.

Kuzhinat e bardha
Të gjithë ata që harxhojnë shumë kohë duke pastruar kuzhinat e tyre të bardha,
do të jenë të entuziazmuar të dinë që ky trend nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë.

Breslin thotë se një kuzhinë krejtësisht e bardhë nga banaku deri tek dollapët,
muret dhe dyshemeja nuk do të jetë trend për vitin 2020.

Në vend të kësaj, ajo mendon që kanatet me ngjyra, banakët dinamik prej guri dhe dyshemetë me model do të marrin vendin që u takon këtë vit.

Kjo vlen edhe për pllakat standarde të bardha që ne kemi parë kaq shumë në dekadën e kaluar.

“Këtë vit në fokus do të jenë pllakat gjeometrike, dicka shumëngjyrëshe apo një formë tjetër e guximshme” thotë ajo.

Për ti rinovuar kuzhinat tuaja, mund të mos i ribëni ato nga e para, por mund të ngjyrosni kapakët, ose të rinovoni banakun apo veshjen me pllaka, për ti dhënë më shumë gjallëri.

Hapësirat me një përdorim
Ndërsa ambientet e hapura vazhdojnë të jenë standardi për shtëpitë e reja dhe rinovimet, veçanërisht për kuzhinat dhe ambientet e ndenjes, hapësirat me shumë përdorime do të bëhen gjithashtu pjesë e këtij evolucioni.

Breslin thotë se ka të bëjë me “Më pak formalitet dhe më shumë funksionalitet.

Zyra që ju keni në shtëpi mund të përdoret shumë mirë edhe si dhomë për të ftuarit,
një bodrum i përfunduar mund të përdoret fare mirë si palestër, garderboba juaj mund të përdoret këndshëm si një ambient leximi dhe relaksi, etj.

Dizajni i brendshëm i njëtrajtshëm
Përgjatë të njëjtave linja, Christiana Coop, themeluese e Hygge & West, beson se të kesh një njëtrajtësi në interierin e shtëpisë nuk do të jetë më trend vitin e ardhshëm.

“Askush nuk është i përsosur, kështu që njerëzit shkojnë më tepër drejt shprehjes së personaliteteve të tyre përmes arredimit të ambientit, nuk është çudi që të shohim më pak përsosmëri vitin e ardhshëm në arredimin e brendshëm”, thotë ajo.

Në mënyrë të ngjashme, do të ketë më pak projekte të interierit të bazuara vetëm në një pamje ose trend.

“Për shembull, stili bohoo po bëhet më i rafinuar dhe i përzier me element bashkëkohor i bën hapësirat modern më të ngrohta dhe të përziera me element vintage”.

Më shumë, më mirë
Më shumë nuk do të jetë më mirë ne dekadën e ardhshme, sipas arkitektit të interierit të Los Anxhelos, Delta Wright.

“Gjithçka e tepruar [mjaft më]. Mjaftueshëm e tepruar, duke përdorur edhe elementët jo të vërtetë (bimët artificiale, pellushet artificiale) për hir të të krijuarut impakt.
I njëjti rregull vlen edhe për objektet dekorative të cilat nuk duhet të jenë të shumta në numër.

“Më pak është më mirë. Gjithmonë”, thotë ajo.

Nëse keni shumë objekte dekorative, është më mirë ti ndryshoni ato dhe pastaj ti rifreskoni sezonalisht.

Të fundit

Maria Sharapova prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve

Rusja Maria Sharapova, dikur tenistja më e mirë në botë (fituese e pesë turneve Grand Slam), këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobilieve dhe detajeve për shtëpi Në bashkëp

3 aksesorët që ju bëjnë t’i shijoni pushimet këtë verë

Shprehja e njohur “shtëpi e ëmbla shtëpi” ka me vete atë ndjenjën e komfortit që e kërkojmë kudo, edhe kur shkojmë me pushime gjatë verës. Detajet janë ato që bëjnë diferencën, nda

Nis ndërtimi i eko-qytetit me 42,000 shtëpi

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë zona banuese. Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë

Shtëpizat më të bukura miniaturale në vitin 2020: Kreative dhe të bukura

Është shumë mbresëlënëse të vështrohet deri ku shkojnë kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore – thuhet në përshkrimin e videos “Living Big In A Tiny House”, ka publikuar videon e shtë

Prezantohet projekti 500 miliard dollarësh

Princi i kurorës Mohamed bin Salman zbuloi projektin e tij të fundit për ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë” në një projekt prej 500 miliard dollarësh. Ne

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Banesat bashkëkohore të dimensioneve të vogla janë bërë simbol i efikasitetit dhe i dizajnit të jashtëzakonshëm Nuk është për t’u habitur që apartamentet modeste për arkitektët dhe de

Info Tjera