Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/perparim-rama-e1599564880840.jpg

Arkitekti shqiptar, Përparim Rama mbrin majat!



Përparim Rama, është themeluesi i kompanisë së projektimit dhe ndërtimit, 4M GROUP, që përbëhet nga arkitektë, stilistë menaxherë dhe planifikues projektesh. Shumë rezidenca në Londër, Zvicër, dhe Ballkan, mbajnë vulën e kësaj kompanie.

Një kompani e cila ka rrëmbyer disa çmime në mbarë botën. Çmimi për Hamam Jazz Bar, pjesëmarrja në Bienalen e Venecias, në 2012.

Shtëpia H

Suksesi botëror i arkitektit shqiptar, Përparim Rama!

U ngrit në një kodër të vogël të Prishtinës në vitin 2004. Është një prej veprave më të veçanta të kësaj kompanie, jo vetëm në Kosovë por edhe me tej.

Suksesi botëror i arkitektit shqiptar, Përparim Rama!
Suksesi botëror i arkitektit shqiptar, Përparim Rama!

E krijuar në formën H, Rama shprehet në një intervistë për Traiblazing Magazine, se ajo është një shtëpi e guximshme, eksperimentale, vizionare, mbi të gjitha unike.

Suksesi botëror i arkitektit shqiptar, Përparim Rama!
Suksesi botëror i arkitektit shqiptar, Përparim Rama!

Ndërsa Hamam Jazz Bar, krijuar nga 4M GROUP, është frymëzuar nga mjedisi, dhe për një dekadë ka shërbyer si lokal. Rama e përshkruan kështu:

Suksesi botëror i arkitektit shqiptar, Përparim Rama!

“Është e papritur, e papërpunuar, si një pikturë abstrakte, ose më saktë si një tingull xhazi”.

Cila është e veçanta e projekteve të tyre?

“Në shumicën e projekteve tona, ne përpiqemi të bëjmë gjëra të guximshme dhe unike . Arkitektura dhe mjediset, mund të sjellin ndryshime te mirëqenia e njerëzve dhe mund të kenë një ndikim pozitiv. Përmes modeleve tona ne synojmë të ndërtojmë jo vetëm vende të sigurta, të rehatshme, por njëkohësisht ne ndërtojmë besimin te shoqëritë.

Ne tashmë keni qendrën në Londër, po kemi gjithashtu studiot tona në Kosovë, Shqipëri dhe Nju Jork. Projektet tona janë globale. Kohët e fundit,Kosova dhe Shqipëria kanë qenë një pikë e rëndësishme për zhvillimin e disa dizanjeve emocionuese dhe aktualisht unë jam duke punuar për to.

Tradita shqiptare është shumë e rëndësishme për mua. Vitet e adoleshencës dhe vitet e karrierës i kam kaluar në Londër, që ka ndikuar shumë në projektet e mia. Por Kosova dhe Shqipëria, janë vende të cilat të lejojnë të eksperimentosh me arkitekturën bashkëkohore dhe të mendosh projekte të reja. Kështu kjo më jep mundësinë që t’i përfshij këto vende dhe kultura të cilat unë i dua kaq shumë, në arkitekturën botërore”, u shpreh Rama.

Të fundit

Maria Sharapova prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve

Rusja Maria Sharapova, dikur tenistja më e mirë në botë (fituese e pesë turneve Grand Slam), këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobilieve dhe detajeve për shtëpi Në bashkëp

3 aksesorët që ju bëjnë t’i shijoni pushimet këtë verë

Shprehja e njohur “shtëpi e ëmbla shtëpi” ka me vete atë ndjenjën e komfortit që e kërkojmë kudo, edhe kur shkojmë me pushime gjatë verës. Detajet janë ato që bëjnë diferencën, nda

Nis ndërtimi i eko-qytetit me 42,000 shtëpi

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë zona banuese. Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë

Shtëpizat më të bukura miniaturale në vitin 2020: Kreative dhe të bukura

Është shumë mbresëlënëse të vështrohet deri ku shkojnë kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore – thuhet në përshkrimin e videos “Living Big In A Tiny House”, ka publikuar videon e shtë

Prezantohet projekti 500 miliard dollarësh

Princi i kurorës Mohamed bin Salman zbuloi projektin e tij të fundit për ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë” në një projekt prej 500 miliard dollarësh. Ne

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Banesat bashkëkohore të dimensioneve të vogla janë bërë simbol i efikasitetit dhe i dizajnit të jashtëzakonshëm Nuk është për t’u habitur që apartamentet modeste për arkitektët dhe de

Info Tjera