Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/06/shpia-e-lumtur.jpg

Disa gjëra për një shtëpi të lumtur



Ndriçimi natyral
Edhe rregullimet më të shtrenjta enteriore kanë nevojë për pak depërtim të ndriçimit natyral.
Andaj hapini perdet qe të depërtojnë rrezet e diellit brenda shtëpisë suaj. Shtoni pak gjallëri Lulet bëjnë magji në hapësirën ku jetoni, duke u ndjerë kështu i relaksuar gjatë ditës .

Aromatizues të mirë
Mund të kombinoni disa pika vajra aromatizues me citrus, bimë të ndryshme, livando, eukaliptus e shumë të tjera të cilat janë të mrekullueshme në dhomën e gjumit dhe inkurajojnë gjumë të rehatshëm.

Ajër i pastërt
Era e gatimit në shtëpi dhe e plehrave në shtëpi ështe rremuje e madhe , ajroseni hapsirën ku jetoni duke hapur dritaret sa më shumë.

Vendosni dekore të reja
Sigurisht që dekoret e vjetra, të dëmtuara apo jashtë mode nuk vlejnë që ti mbani afër vetes. Ndryshoni ambientin duke vendosur objektet apo dekore të reja dhe unike që i përshtaten stilit të shtëpisë suaj, dhe padyshim do ndjeheni më këndshëm në të.