Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Marija-Sarapova-780x439-1.jpg

Maria Sharapova prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve



Rusja Maria Sharapova, dikur tenistja më e mirë në botë (fituese e pesë turneve Grand Slam), këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobilieve dhe detajeve për shtëpi

Në bashkëpunim me markën e njohur të mobilieve Rove Concepts, Sharapova ka krijuar pjesë të frymëzuara nga arkitektura japoneze dhe estetika minimaliste dhe do të kënaqë të gjithë dashamirët e thjeshtësisë, minimalizmit dhe elegancës.

Linja ekskluzive përbëhet nga gjashtë pjesë mobiliesh – divane, stola të veshur me tapiceri, llamba dyshemeje, qilima, klubi dhe një tryezë ndihmëse të bërë nga materiale natyrore të tilla si druri i arrës dhe kërpit.

Tekstili që mbulon mobiliet u dizajnua gjithashtu nga Sharapova, duke krijuar një kadife të bukur ngjyrë kafeje dhe një ngjyrë të gjelbër ulliri elegante që mbulon pjesën qendrore të koleksionit, një divan të thellë të “ngulitur” në dru arre.

Se tenistja e famshme është një inovatore e shkëlqyeshme u bë e qartë kur ajo hapi dyert e shtëpisë së saj për media në disa raste, kështu që vendosmëria e saj për të bërë dizajnin profesion të saj të ri nuk është për t’u habitur.

Përveç dizajnit, pasi u tërhoq nga bota e tenisit, Maria Sharapova është gjithashtu e përfshirë në zhvillimin e mëtejshëm të markës së saj të ëmbëlsirave ‘Sugarpova’, të cilën ajo themeloi në 2013.

Të fundit

Si t’i eliminoni dhe zmbrapsni milingonat në mënyrë të sigurt

Milingonat janë insekte të vogla irrituese. Ato bëjnë kërdi në çdo dhomë të shtëpisë në kërkim të kafshatave dhe pijeve të shijshme. Nëse jeni duke bërë piknik jashtë, kjo mund të

3 aksesorët që ju bëjnë t’i shijoni pushimet këtë verë

Shprehja e njohur “shtëpi e ëmbla shtëpi” ka me vete atë ndjenjën e komfortit që e kërkojmë kudo, edhe kur shkojmë me pushime gjatë verës. Detajet janë ato që bëjnë diferencën, nda

Nis ndërtimi i eko-qytetit me 42,000 shtëpi

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë zona banuese. Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë

Shtëpizat më të bukura miniaturale në vitin 2020: Kreative dhe të bukura

Është shumë mbresëlënëse të vështrohet deri ku shkojnë kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore – thuhet në përshkrimin e videos “Living Big In A Tiny House”, ka publikuar videon e shtë

Prezantohet projekti 500 miliard dollarësh

Princi i kurorës Mohamed bin Salman zbuloi projektin e tij të fundit për ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë” në një projekt prej 500 miliard dollarësh. Ne

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Banesat bashkëkohore të dimensioneve të vogla janë bërë simbol i efikasitetit dhe i dizajnit të jashtëzakonshëm Nuk është për t’u habitur që apartamentet modeste për arkitektët dhe de

Info Tjera