Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/cxvxcv.jpg

Një mënyrë jetese me gjumë të mirë



Ndërkohë që çrregullimet e ankthit janë jo natyrale, është e rëndësishme të kuptohet që ankthi në vetvete është një ndjenjë natyrale që nuk mund të kurohet.

Ai është një miksim i një procesi mendor dhe emocional, kështu që duhet të trajtohet si i tillë.

Ka shumë mënyra që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve të ankthit, nëpërmjet disa ndryshimeve në mënyrën e jetesës.

Ankthi mund të shkaktohet nga shumë faktorë të jashtëm, me të cilët ne ndeshemi në përditshmërinë tonë, por disa nga ne nuk janë në gjendje ta përballojnë.

Për shembull, dikujt mund t’i duket e vështirë të performojë mirë në punë dhe si rrjedhojë mund të zhvillojë Çrregullim Ankthi të Përgjithësuar, si rezultat i shqetësimit.

Ky individ mund të arrijë deri në mosfrekuentimin e punës në tërësi apo anashkalimin e paraqitjes rregullisht, në mënyrë që të anashkaloj ato situata, të cilat mund ta bëjnë ata të ndihet në siklet dhe të parehatshëm.

Trajtimi më efektiv për ankthin në këtë rast dhe në çdo rrethanë tjetër është ai që synon shkakun rrënjësor duke ndryshuar pozitivisht faktorët stresues të jashtëm dhe të brendshëm.

Rëndësia e gjumit

Mendja dhe trupi ynë riparojnë vetveten gjatë procesit të gjumit.

Kjo është një pjesë e rëndësishme e mbijetesës njerëzore.

Gjatë gjumit, pandërgjegjshmëria jonë përpunohet dhe filtrohet përmes mendjes së vetëdijshme.

Përgjatë asaj kohe, mendja jonë adreson situata emocionale të cilat ne kemi përjetuar, në mënyrë direkte ose jo.

Trupi prodhon një hormon i quajtur Oksitocinë, i cili sillet si e kundërta direkte e hormoneve të stresit, siç janë: kortizoli apo adrenalina.

Oksitocina mundëson një gjumë të qetë dhe pa stres, si dhe ka një ndikim të rëndësishëm në procesin riparues të gjendjes sonë të gjumit.

Gjatë gjumit, truri ynë përpunon situata sociale dhe emocionale.

Në disa çrregullime të ankthit gjumi mund të ndikohet në shumë mënyra.

Ka raste kur individët përjetojnë një mungesë të rëndë të gjumit dhe nga ana tjetër ka të tjerë që mund të pësojnë lodhje ekstreme.

Ende nuk ka një shkak të përcaktuar ekzaktësisht për lodhjen e tepërt, ndonëse studimet tregojnë se procesi i të shqetësuarit është një detyrë mendore dhe kërkon fuqi, shumë energji dhe fokusim të trurit, gjë që shpjegon se si trupat tanë mund të lodhen nga ankthi.

Stresi nga pagjumësia

Pagjumësia është një çrregullim i gjumit.

Ajo lidhet me vështirësitë e rënies në gjumë apo qëndrimit në gjumë për një kohë të gjatë.

Si rrjedhojë e pasojave ditën pasuese, ajo konsiderohet si një çrregullim.

Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia provojnë një nivel të lartë stresi nga çlirimi i hormoneve siç janë kortizoli dhe adrenalina.

Lidhja midis pagjumësisë dhe ankthit është e ndërlikuar.

Tek njerëzit që vuajnë nga ankthi, vështirësitë që shfaqen në orën e gjumit mund të sjellin që këta individë të kenë më shumë ankth, duke favorizuar pagjumësinë.

Simptomat e pagjumësisë

Pagjumësia mund të klasifikohet sipas ashpërsisë bazuar në kriteret e frekuencës.

Tre javë apo më pak përbën grupin e pagjumësisë së butë kurse flasim për pagjumësi midis dy deri në tre muaj kemi të bëjmë me një situate serioze apo kronike.

Teksa rritemi shkalla e çrregullimeve që lidhen me gjumin ka tendencë të rritet, si pasojë e sëmundjeve neuro-degjeneruese, siç është demenca.

Kjo mund të çojë në probleme të tjera të ndryshme, duke mos përjashtuar ankthin.

Disa simptoma të pagjumësisë janë:

• Temperament me humor lehtësisht të ndryshueshëm
• Nervozizëm
• Mungesë përqëndrimi
• Haluçinacione vizuale
• Haluçinacione dëgjimore
• Vështirësi me memorien
• Probleme me njohjen
• Lodhje
• Depresion
• Mungese fuqie
• Dhimbje koke

Mënyra për të kuruar pagjumësinë:

Dhomë e ftohtë – Sigurohu që dhoma jote është e freskët ose e ftohtë kur të shkosh për të fjetur.
Zhurmë e bardhë – Zhurma statike, si p.sh një freskuese ose zhurma e shiut janë të njohura si faktor që ndihmojnë për gjumësinë.
Jo dritë – Në të shumtën e rasteve drita blu e rrezatuar nga pajisje siç janë telefonat smart, arrin të mbajë vëmendjen tënde te përqëndruar aty dhe të të mbajë gjithashtu zgjuar. Për këtë arsye mjekët e gjumit sygjerojnë që të fiken këto pajisje kur shkojmë për të fjetur ose të paktën t’ju ulet drita që reflektojnë.
Jo stimulues të jashtëm – Shtrati yt duhet të përdoret për tre S-të-gjum (sleep), marrëdhënie seksuale (sex) dhe sëmundje (sickness).
Bëj një dush.
Bëj stërvitje – Aktiviteti fizik të lodh, duke kontribuar kështu në një natë me një gjumë qetësues. Provoni nga ushtrimet e lehta deri tek ato me të moderuara apo avancuara, dy deri në tre orë përpara gjumit.
Lexo – Leximi i një libri të mërzitshëm, në vend të një libri interesant, do të ndihmojë në rënien në gjumë.
Vizualizimi– Përdorimi i imagjinatës tënde për të krijuar imazhe është një formë e ëndrave të kthjellëta. Duke angazhuar mendjen tuaj në vizualizim është si të fillosh një ëndërr përpara se të të zërë gjumi.
Meditimi – Mund të të ndihmojë të pushosh pa rënë në gjumë. Meditimi është një mënyrë për tu qetësuar mendërisht, gjë që do të krijonte kushte më të mira mendore për gjumë më të shëndetshëm.
Ha vakte më të vogla përpara gjumit.
Jo kafeinë përpara gjumit – Kafeina është një nxitës i përdorur në prodhimin e pijeve energjike dhe gjithashtu gjendet dhe tek kafeja. Ajo mund t’ju mbajë zgjuar.

Të fundit

Truku i thjeshtë që shtëpia juaj të marrë aromë vjeshte

Vjeshta, stina e melankolisë, por edhe e ngjyrave dhe aromave. çfarë do të thoni se shtëpia juaj ka erë vjeshte?  Dhe për ta bërë humorin tuaj në këtë mënyrë. E vetmja gjë që duhet t

Arkitekti shqiptar, Përparim Rama mbrin majat!

Përparim Rama, është themeluesi i kompanisë së projektimit dhe ndërtimit, 4M GROUP, që përbëhet nga arkitektë, stilistë menaxherë dhe planifikues projektesh. Shumë rezidenca në Londër,

8 ngjyrat për ambient të mirë

Nëse do të lyeni shtëpinë, duhet të lexoni patjetër rreth ngjyrave më të përdorshme dhe ndikimin e tyre në gjendjen emocionale të njeriut. Nëse jeni duke bërë ndryshime në shtëpinë tu

Mënyrat për ta bërë banjon tuaj të vogël të duket më e madhe

Në aspektin e pamjeve katrore, një banjo e vogël është një banjo e vogël. Ju keni vendosur tashmë që ju nuk mund të zgjerohet, sepse kushton shumë ose për shkak se ju nuk dëshironi të vj

10 mënyra për ta mbajtur shtëpinë e freskët në verë

I nxehti gjithmonë bëhet i padurueshëm, sidomos kur shtëpia kthehet në një saun I nxehti gjithmonë bëhet i padurueshëm, sidomos kur shtëpia kthehet në një sauna? Kondicioneri nuk është i

Si të ngjyrosni mobiliet me 5 veprime

Me disa truqe, pak durim dhe ngjyrë vërtet shumë lehtë mund të zbukuroni mobiliet tuaja të vjetra. Ndiqni pesë veprime të thjeshta dhe jepni mobilieve tuaja jetë të re. 1. Gërryeni mobiliet

Info Tjera