Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/neom-city-futuristic-730x350-1.jpg

Prezantohet projekti 500 miliard dollarësh



Princi i kurorës Mohamed bin Salman zbuloi projektin e tij të fundit për ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë” në një projekt prej 500 miliard dollarësh.

Neom është emri i propozuar për qytetin ndër-kufitar që do të ndërtohet në provincën Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Planet e tij u njoftuan në konferecën e investimeve në kryeqytetin saudit Riad vitin e kaluar, me qëllim “përfshirjen e teknologjive të reja te inteligjences qytetare” në mënyrë që vendi të funksionojë edhe si një destinacion turistik.

Vendndodhja e Neom është pranë detit të Kuq, në ngushticën e Tiran, në kufi me Egjiptin, Izraelin e Jordaninë dhe pritet të kompletohet në 2025.

Në një përshkrim të projektit të ri thuhet: “Vendi do të jetë një Zonë Speciale Ekonomike, që do të thotë se gjendet brenda kufijve të vendit, por ka ligje të ndryshme nga pjesa tjetër e tij”.

Dhjetëra vende në botë kanë zona speciale ekonomike, duke përfshirë Kinën, Meksikën, Greqinë, Indinë, Poloninë apo të tjerë.

Arabia Saudite po kërkon të krijojë zonën e saj të suksesshme speciale ekonomike në qytetin e ri Neom.

Në prezantim shpjegohet: “Gjatë viteve, çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm dhe kjo dëmton varësinë te karburantet për vende si Arabia Saudite”.

Automjetet me naftë e benzinë po zhvendosen drejt atyre hibride ose tërësisht elektrike, duke ulur kërkesën totale për naftë, sipas Bloomberg.

Gjithashtu SHBA ka nisur një prodhim të shumëfishuar të naftës vitet e fundit duke arritur shifra rekord në 2018.

Princi Mohammed bin Salman njofton se mega-qyteti Neom do të jetë hapi i parë i distancimit nga kjo varësi.

Autoritetet shtojnë se rajoni i zgjedhur për qytetin ka klimë relativisht të butë në krahasim me shumicën e Arabisë Saudite.

Emri Neom do të thotë ‘E ardhme e re’ dhe vjen nga fjalë të dy gjuhëve të ndryshme.

E para është fjala greke Neo që do të thotë e re, dhe e dyta ‘M’ simbolizon fjalën arabe Mostaqbal, që do të thotë e ardhme.

Neom do të jetë një qytet masiv, më shumë se 10,000 milje katrorë, rreth 30 herë më i madh se Neë York City e pak më i vogël se shteti Massachusetts.

I vendosur në cepin veriperëndimor të Arabisë Saudite, qyteti do të lidhë tre kontinente, Afrikën, Azinë dhe Evropën, duke u kthyer në një qendër globale.

Në të ardhmen parashikohet se rreth 70 për qind e popullatës së botës do të mund të arrijë në Neom në më pak se tetë orë.

Të fundit

Si t’i eliminoni dhe zmbrapsni milingonat në mënyrë të sigurt

Milingonat janë insekte të vogla irrituese. Ato bëjnë kërdi në çdo dhomë të shtëpisë në kërkim të kafshatave dhe pijeve të shijshme. Nëse jeni duke bërë piknik jashtë, kjo mund të

Maria Sharapova prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve

Rusja Maria Sharapova, dikur tenistja më e mirë në botë (fituese e pesë turneve Grand Slam), këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobilieve dhe detajeve për shtëpi Në bashkëp

3 aksesorët që ju bëjnë t’i shijoni pushimet këtë verë

Shprehja e njohur “shtëpi e ëmbla shtëpi” ka me vete atë ndjenjën e komfortit që e kërkojmë kudo, edhe kur shkojmë me pushime gjatë verës. Detajet janë ato që bëjnë diferencën, nda

Nis ndërtimi i eko-qytetit me 42,000 shtëpi

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë zona banuese. Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë

Shtëpizat më të bukura miniaturale në vitin 2020: Kreative dhe të bukura

Është shumë mbresëlënëse të vështrohet deri ku shkojnë kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore – thuhet në përshkrimin e videos “Living Big In A Tiny House”, ka publikuar videon e shtë

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Banesat bashkëkohore të dimensioneve të vogla janë bërë simbol i efikasitetit dhe i dizajnit të jashtëzakonshëm Nuk është për t’u habitur që apartamentet modeste për arkitektët dhe de

Info Tjera