Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/how-to-paint-furniture-1576173030.jpg

Si të ngjyrosni mobiliet me 5 veprime



Me disa truqe, pak durim dhe ngjyrë vërtet shumë lehtë mund të zbukuroni mobiliet tuaja të vjetra.

Ndiqni pesë veprime të thjeshta dhe jepni mobilieve tuaja jetë të re.

1. Gërryeni mobiliet para se t’i ngjyrosni

Gërryerja e të gjitha sipërfaqeve me letër smeriluese P150 është e domosdoshme.

Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos dëmtoni sipërfaqen.

Qëllimi është që sipërfaqja të bëhet vetëm pak e vrazhdë në mënyrë që shtresa bazike të ketë se ku të “kapet”.

Nëse ekzistojnë shtresa të vjetra të ngjyrës në mobilie, është e nevojshme të përdoret letra smeriluese me granulime më të vrazhda 80 – 100.

2. Eliminoni mbetjet pas fërkimit me letër smeriluese

Me leckë të njomur fshini sipërfaqet të cilat i keni gërryer me letër smeriluese, por mos përdorni letër sepse shqyhet lehtë.

3. Vendosni ngjyrën bazike

Për qitjen e shtresës bazike mbrojtëse përdorni cilindrin e vogël nga sfungjeri.

Për shtresat vështirë të qasshme përdorni brushën.

Lëreni të thahet sipas udhëzimit ngjyra bazike, gërryeni sipërfaqen me letër të butë smeriluese 220 – 240 dhe pastroni me leckë.

4. Ngjyrosja

Me cilindër të vogël qitni tri shtresa të holla ngjyrë gjysmë të shkëlqyeshme.

Pritni sipas udhëzimet midis çdo ngjyrosjeje që shtresa të thahet.

Para ngjyrosjes tjetër, smeriloni sipërfaqet nëse ka tepricë ngjyre apo mbetje druri dhe pastroni çdoherë me leckë të pastër.

Është shumë me rëndësi që lecka të jetë e pastër dhe që të eliminohet edhe pluhuri më i vogël para se të qitet shtresa përfundimtare e cila është e tejdukshme.

5. Qitni shtresën përfundimtare

Me cilindër të ri qitni lyerjen e hollë mbrojtëse me shkëlqim me bazë uji.

Lyerjen qiteni shumë ngadalë duke u kujdesur që të mos mbeten flluska dhe që sipërfaqja të jetë e lëmuar.

Lëreni të thahen 72 orë para se t’i përdorni.

Të fundit

Truku i thjeshtë që shtëpia juaj të marrë aromë vjeshte

Vjeshta, stina e melankolisë, por edhe e ngjyrave dhe aromave. çfarë do të thoni se shtëpia juaj ka erë vjeshte?  Dhe për ta bërë humorin tuaj në këtë mënyrë. E vetmja gjë që duhet t

Një mënyrë jetese me gjumë të mirë

Ndërkohë që çrregullimet e ankthit janë jo natyrale, është e rëndësishme të kuptohet që ankthi në vetvete është një ndjenjë natyrale që nuk mund të kurohet. Ai është një miksim i

Arkitekti shqiptar, Përparim Rama mbrin majat!

Përparim Rama, është themeluesi i kompanisë së projektimit dhe ndërtimit, 4M GROUP, që përbëhet nga arkitektë, stilistë menaxherë dhe planifikues projektesh. Shumë rezidenca në Londër,

8 ngjyrat për ambient të mirë

Nëse do të lyeni shtëpinë, duhet të lexoni patjetër rreth ngjyrave më të përdorshme dhe ndikimin e tyre në gjendjen emocionale të njeriut. Nëse jeni duke bërë ndryshime në shtëpinë tu

Mënyrat për ta bërë banjon tuaj të vogël të duket më e madhe

Në aspektin e pamjeve katrore, një banjo e vogël është një banjo e vogël. Ju keni vendosur tashmë që ju nuk mund të zgjerohet, sepse kushton shumë ose për shkak se ju nuk dëshironi të vj

10 mënyra për ta mbajtur shtëpinë e freskët në verë

I nxehti gjithmonë bëhet i padurueshëm, sidomos kur shtëpia kthehet në një saun I nxehti gjithmonë bëhet i padurueshëm, sidomos kur shtëpia kthehet në një sauna? Kondicioneri nuk është i

Info Tjera