Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/SsF47q4AEE3GJ6P5MybCvR.jpg

Si të rregullojmë dhomën e gjumit



Në ditët e sotme dhoma e gjumit po bëhet një ambient gjithmonë e më i madh.

Të gjithë kanë tendencën që dhomën e gjumit të bëjnë njërën nga dhomat më të mëdha të shtëpisë, me qëllim që të realizojmë brenda kabinën-dollap dhe një banjë të dukshme me vaskë.

Tendenca është që të krijohet një ambient nate, jo thjesht një dhomë gjumi.

Mobilimi i dhomës së gjumit

Mobilimi i dhomës së gjumit po bëhet gjithnjë edhe më i thjeshtë.

Tendencat e fundit flasin se në këtë dhomë preferohet vetëm krevati me një dollap të thjeshtë në mënyrë që dhoma të ketë më shumë hapësirë.

Aktualisht preferohet që të mos ngarkohet shumë.

Dhoma e gjumit nuk është vetëm për të fjetur, por po transformohet në një ambient relaksues, si një suitë e një hoteli të rafinuar.

Kanë ikur kohët e dantellave e tyleve, sot tendenca është linoja e bardhë, mëndafshi i papërpunuar dhe copat natyrale.

Nuk është më në modë të rregullohet krevati, më mirë ta lini pak të zbuluar për të vënë në dukje çarçafët.

Koka e krevatit nuk është më e mbushur.

Për dyshemenë këshillohet të vishet me parket dhe për ta kompletuar shtroni një tapet modern.

Pse jo edhe një minibar dhe një impiant muzike për relaks të plotë.

Ngjyrat

Ngjyrat gri, bezhë, të bardhat e thyera dhe nuancat e tjera neutrale janë edhe ato të këshillueshme për dhomën e gjumit.

E kaltra

Është një ngjyrë që po rikthehet, sidomos për dhomat e gjumit.

Si një ngjyrë e preferuar e shumicës së njerëzve, kjo ngjyrë të kujton detin, qiellin, planetin, gjithçka që ka lidhje me origjinën.

Për më tepër, e kaltra është një ngjyrë e ftohtë dhe krijon një ambient të qetë, ideal për dhomën e gjumit.

Vitet e fundit është bërë e modës bluja e thellë, por e gjithë gama e së kaltrës është e përshtatshme për dhomën e gjumit.


Ngjyrat vjollce

Kjo ngjyrë shpeshherë është e lidhur me mistiken.

Ajo është ideale për një ambient pushimi kështu që mund të përdoret shumë mirë në dhomën e gjumit.

Ngjyra violet do të zgjidhet e ëmbël, si për shembull violetë në lejla.

Megjithatë është më mirë të përdoret me ngjyra më neutrale.

Ngjyrat gri, bezhë, të bardhat e thyera dhe nuancat e tjera neutrale janë të këshillueshme për dhomën e gjumit.

Ëmbëlsia e këtyre nuancave krijon një ambient të qetë dhe relaksi.

Me shumë pak ose aspak ndryshim në mobilimin që keni, ju mund ta bëni dhomën tuaj të duket më e bukur se ç’është në të vërtetë.

Riorganizimi i mobilieve

Riorganizoni mobilet tuaja duke i ndryshuar vendin në dhomë, në këtë rast mendoni edhe për hapësirat midis mobiljeve që ju të jeni më komod në lëvizjet që bëni.

Kombinoni ngjyrat e jastëkëve të divaneve, shtoni edhe ngjyrën e zezë mes tyre e cila është shumë neutrale dhe rigjallëron dhomën.

Përdorni aksesorë të tjerë, si qirinj, abazhurë apo aksesorë për në mur.

Rilyerja e dhomës
Dhoma do të dukej më e gjallë, do të mbulonte të gjitha njollat dhe gërvishtjet e murit.

Kombinimi i dy ose tre ngjyrave në muret tuaja mund të ndihmojnë në gjallërimin e humorit tuaj, i gëzueshëm apo energjik.

Siguroni ajrosje të mire duke hapur dritaret.

Ndiqni rekomandimet për bojën pasi është e rëndësishme.

Bimët dekorative

Ndihmojnë në gjallërimin dhe dekorimin e dhomës tuaj por ndihmojnë edhe në kontrollin e ndotësve të ajrit në shtëpi.

Aksesorët

Janë të rëndësishëm, sipas stilit që keni ju mund të vendosni piktura, foto, por edhe aksesorë të bëra vetë me elementë të xhamit.

Nëse dhomat tuaja nuk ju pëlqejnë ka ardhur momenti t’i ndryshoni ato për të sjellë më shumë gjallëri në ambientin ku rrini.


Si të zgjidhni dyshekun e duhur?

Zgjedhja e dyshekut të duhur është e rëndësishme për mirëqenien tonë psikofizike sepse fjetja dhe pushimi gjatë natës na ndihmon të rimarrim energjitë e duhura.

Sot shumë marka kanë hedhur dyshekët e tyre në treg dhe zgjedhja është paska e vështirë sepse varet edhe nga nevojat dhe faktorë që duhet t’i dini.

Faktori alergjik dhe ortopedik është i pari që duket të marrim në konsideratë.

Nëse jemi alergjikë duhet të bëjmë shumë kujdes të mos zgjedhim dyshekë me përbërje leshi, mastike etj.

Për sa i përket faktorit ortopedik duhet të largojmë mitin që; Sa më i fortë dysheku aq më mirë për shpinën.

Në fakt kush vuan me shpinën duhet të konsultohet me ortopedin përpara se të bëjë blerjen e gabuar.

Ngjyra të gjalla për mbulesat

Për ditët e bukura, përdoren me guxim ngjyrat e gjalla, të tilla si e kuqja apo e verdha, por mund të zgjidhen edhe ngjyra verore si e kaltra e bruztë, roza në violetë.

Për më tepër, në mënyrë që ngjyrat e mbulesave dhe jastëkëve të mos shqetësojnë gjumin, është e rëndësishme që ngjyra të të përfshihet në një ambient neutral.

Kështu që, muret dhe pjesa tjetër e dhomës së gjumit është mirë të jenë në tone natyrale si e bardha, bezha dhe grija.

Motivet për t’i dhënë dhomës dinamizëm
Të gjitha motivet e çuditshme janë të pranueshme në stinën e verës.

Mund të përdoren motive që i japin hare dhe dinamizëm shtratit dhe për rrjedhojë edhe dhomës.

Mund të zgjidhen edhe motive me lule të mëdha apo me lule më të vogla, por gjithnjë po aq dekorative, imazhe bimësh apo formash gjeometrike.

Megjithatë nuk duhet kaluar masa në mënyrë që të mos ngarkohet së tepërmi vizualisht dhoma.

Të fundit

Maria Sharapova prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve

Rusja Maria Sharapova, dikur tenistja më e mirë në botë (fituese e pesë turneve Grand Slam), këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobilieve dhe detajeve për shtëpi Në bashkëp

3 aksesorët që ju bëjnë t’i shijoni pushimet këtë verë

Shprehja e njohur “shtëpi e ëmbla shtëpi” ka me vete atë ndjenjën e komfortit që e kërkojmë kudo, edhe kur shkojmë me pushime gjatë verës. Detajet janë ato që bëjnë diferencën, nda

Nis ndërtimi i eko-qytetit me 42,000 shtëpi

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë zona banuese. Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë

Shtëpizat më të bukura miniaturale në vitin 2020: Kreative dhe të bukura

Është shumë mbresëlënëse të vështrohet deri ku shkojnë kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore – thuhet në përshkrimin e videos “Living Big In A Tiny House”, ka publikuar videon e shtë

Prezantohet projekti 500 miliard dollarësh

Princi i kurorës Mohamed bin Salman zbuloi projektin e tij të fundit për ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë” në një projekt prej 500 miliard dollarësh. Ne

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Banesat bashkëkohore të dimensioneve të vogla janë bërë simbol i efikasitetit dhe i dizajnit të jashtëzakonshëm Nuk është për t’u habitur që apartamentet modeste për arkitektët dhe de

Info Tjera