Shtëpia ime http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/Best-Windows-Feature.jpeg.jpg

Si të zgjedhim dritare për shtëpi



Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e dritareve janë forma, materiali dhe rezultatit që ne kërkojmë.

Dritaret mund të bëhen me materiale të ndyshme si: alumin, PVC apo dhe prej druri, dritare për shtëpi

Format e ndryshme të dritareve

Hapja e një dritareje është pjesa e lëvizshme e saj, ndërsa pjesa fikse është pjesa e instaluar në mur.

E ashtuquajtura dritarja franceze është dritarja më tradicionale: me 2 dritare që hapen nga brenda dhe me një dorezë, e cila shërben për hapjen.

Dritarja në formë dere: Një në stil francez dhe një tjetër që lejon që të hapet vetëm pjesa e sipërme e dritares, për të lejuar ndërrimin e ajrit.

Këto lloj dritaresh përdoren mbi të gjitha në rastet kur jeni me fëmijë të vegjël apo për të ajrosur dhomën në katin e parë, dritare për shtëpi.

Dritaret rrëshqitëse: Janë të ndërtuara me disa panele vertikale që rrëshqasin horizontalisht me njëri-tjetrin.

Përgjithësisht bëhen prej alumini dhe avantazhi i tyre është të lejojnë të kursesh vend në krahasim me llojet e tjera të dritareve.

Dritaret rrotulluese rrotullohen në një aks-kulmor.

Këto dritare janë tipike e vendeve anglo-saksone, pasi ato janë rrotulluese rreth aksit vertikal, të tilla lloj janë më të rralla në Francë.

Performanca teknike është dhe garanci cilësie

Për të krahasuar vlerat e një dritareje në mënyrë që të bëjmë një zgjedhje të mirë, duhen pasur parasysh 2 çështje.

E para, të ofrojë energji (dritë) në të gjithë tërësinë e saj.

E dyta, të stabilizojë energjinë termike që vjen nga dielli.

Rezultati i izolimit termik është ai i kërkuari nga të gjithë, ai shprehet nëpërmjet shkronjave dhe “A” tregon nivelin në me të lartë.

Dritare prej druri: Druri është një material natyral perfekt.

Dritaret me dru ofrojnë një izolim termik të lartë (klasi B) dhe një izolim të lartë akustik.

Disa komuna me një trashëgimi të rëndësishme historike kanë pranuar të kenë vetëm dritare druri bazuar në planin e zhvillimit lokal.

Nëse dritaret kanë qenë tradicionalisht prej lisi, druri ekzotik me aftësinë e tij për të mos u kalbur ka bërë jehonë në këto vitet e fundit.

Pishat evropiane i nënshtrohen disa përpunimeve të njëpasnjëshme për të siguruar besueshmëri të lartë.

Pisha klasike, lisi klasik ekzistojnë në 3 ngjyra, e errët me njolla, me njolla të qarta dhe një tjetër nuancë në të bardhë.

Ato mund të pikturohen, por në fakt duhet pranuar se këto dritare druri kërkojnë mirëmbajtje të rregullt, si lyerje apo lustrimin.

Ato janë të garantuara nga 15 deri në 20 vjet në varësi të modelit.

Dritare plastike PVC: Këto nuk janë më të mirat për ambientin, por ofrojnë raportin cilësi/çmim dhe janë të klasit “A” dhe sigurojnë izolimin termik.

Për tërësinë e gamës së dritareve në PVC është e rëndësishme ti hedhësh një sy modeleve.

Në fakt, madhësia e tepruar e kornizës mund të minimizojë sipërfaqen e dritës.

Natyrisht që çmimi relativisht i ulët ofron zgjedhje të limituara.

Mirëmbajtja e dritareve në PVC limitohet vetëm në larjen me ujë e sapun me sfungjer, që është avantazh për to.

Ngjyrat mund ti gjejmë në të bardhë të fildishtë, imitim druri apo ngjyrat RAL, dritare për shtëpi,

Dritare alumini:

Materiali i aluminit nënkupton finesë dhe elegancë në dritare e në korniza.

Është posaçërisht i përshtatshëm për dyer dhe dritare rrëshqitëse, lejojnë hyrjen e maksimumit të dritës së diellit.

Për fat të keq, nuk ka një rezultat të mirë termik (klasa C) krahasuar me materialet PVC dhe druri.

Në të kundërt alumini ka një varietet zgjedhjesh për ngjyrat.

Zgjedhjet dy-ngjyrëshe ofrojnë një ngjyrë për anën e jashtme dhe një tjetër për atë të brendshme.

Dhe pse jo për të pasur një efiçencë maksimale, ne mund të kombinojmë drurin dhe aluminin me modele mikse: për shembull, pjesa e jashtme në alumin dhe e brendshmja në dru.

Kështu ne mund të kemi një dritare estetike me izolim të mirë teknik.

Këto dritare janë të garantuara 10 vjet dhe kanë një çmim të lartë krahasuar me llojet e tjera të dritareve.

Të fundit

Maria Sharapova prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve

Rusja Maria Sharapova, dikur tenistja më e mirë në botë (fituese e pesë turneve Grand Slam), këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobilieve dhe detajeve për shtëpi Në bashkëp

3 aksesorët që ju bëjnë t’i shijoni pushimet këtë verë

Shprehja e njohur “shtëpi e ëmbla shtëpi” ka me vete atë ndjenjën e komfortit që e kërkojmë kudo, edhe kur shkojmë me pushime gjatë verës. Detajet janë ato që bëjnë diferencën, nda

Nis ndërtimi i eko-qytetit me 42,000 shtëpi

Singapori po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshinë 42,000 shtëpi të reja në pesë zona banuese. Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë

Shtëpizat më të bukura miniaturale në vitin 2020: Kreative dhe të bukura

Është shumë mbresëlënëse të vështrohet deri ku shkojnë kreativiteti dhe zgjuarsia njerëzore – thuhet në përshkrimin e videos “Living Big In A Tiny House”, ka publikuar videon e shtë

Prezantohet projekti 500 miliard dollarësh

Princi i kurorës Mohamed bin Salman zbuloi projektin e tij të fundit për ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë” në një projekt prej 500 miliard dollarësh. Ne

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Banesat bashkëkohore të dimensioneve të vogla janë bërë simbol i efikasitetit dhe i dizajnit të jashtëzakonshëm Nuk është për t’u habitur që apartamentet modeste për arkitektët dhe de

Info Tjera